Fier 3500 ha nën ujë, banorët: Policia s'ndërhyri të shpëtojë bagëtinë
Dhjetëra krerë bagëti të ngordhura, banesa e toka të përmbytura, por vec fatkeqësisë natyrore, banorët në Povelsh thonë se askush nuk ka ardhur të interesohet për ta.Ata kërkojnë që të dëmshpërblehen, pasi humbja e të mbjellave apo bagëtive, për ta do të thotë shumë."Janë mbi 400 dele që kanë ngelur atje. Policia kalon me gomone të mëdha dhe as nuk ndërhyn fare, thotë jemi për njerëzit. Njeri nuk erdhi të na thotë a keni nevojë për ndihmë" thotë një banor[caption id="attachment_459588" align="alignnone" width="615"]
Permbytjet ne fshatin Darzezë, Fier[/caption]Këta barinj kanë ardhur nga veriu i vendit për të kullotur bagëtitë, shumë prej të cilave kanë ngordhur nga përmbytja."S'ka njeri për të verifikuar sa bagëti kanë ngordhur. Askush nuk erdhi të bëjë verifikimet. Ne me ato ushqehemi. Këtu na ndihmoi fshati shtet s'ka ardhur këtej" thotë banori.Në fshatin Povelsh, uji rrezikon edhe stacionin e pompave të ujësjellësit.Në Qarkun e Fierit janë 3500 hektarë tokë nën ujë, prej mbrëmjes së të shtunës 31 janar 2015Ka nisur dhe furnizimi me ushqime i banorëve nga forcat e ushtrisë.Ndërkohë 3 ditë nga përmbytja, bagëtitë dhe e ngordhura rrezikojnë të përhapin sëmundje infektive, si rezultat i mosgroposjes dhe dekompozimit.