Novoselë, 2 herë e përmbytur, gruaja e ve: S’kam më krahë ta ringre

Ndërsa  mbrëmjen e së shtunës (31 janar 2015) uji vërshonte në shtëpi si mik i paftuar, Dhurata ishte përpjekur të shpëtonte ato pak orendi që kishte, por ishte e pamundur.Sot balta i ka zënë vendin ujit. Ndërsa Dhuratës, e vetme me dy fëmijë të mitur, pasi bashkëshorti i ka vdekur, i janë prerë krahët.Si në 2005, shtëpia që e ka ngritur vetë me aq mundim, dhe pa ndihmën e shtetit, është dëmtuar sërish."Në 2005 e ngrita vetë. Nuk kam më fuqi ta ngre sërish" i thotë gazetares së Ora Neës Jerola Ziaj e cila sot ishte në fshatin Fitore për të parë dëmet që ka lënë pas vërshimi i lumit Vjosë.Në qarkun e Vlorës sot niveli i prurjeve të ujrave të lumit Vjosë ka patur rënie.Në rrethin e Vlorës të përmbytura dhe me prezencë uji janë rreth 602 banesa. Të evakuara janë 200 familje. Sipërfaqe toke të përmbytura dhe me prezencë uji janë rreth 100 ha./Oranews.tv/