ARRSH: Hapet rruga Tiranë-Elbasan, do mbahet nën monitorim
Aksi Tirane-Elbasan i bllokuar gjate diteve te fundit është hapur sot në orën 16:00 për qarkullimin e mjeteve.Autoriteti Rrugor Shqipetar njofton se zona e rreshqitjeve Ibe do te vazhdoje te jete nen monitorim rigoroz per shmangien dhe parandalimin e çdo situate te mundshme.Më herët ARRSH deklaroi se rruga do të vijonte të mbetej e bllokuar për arsye sigurie."Situata është e qëndrueshme. Nga monitorimi nuk është verifikuar ndonjë rrëshqitje tjetër. Deri në momentin vendimtar kur ne të kemi një vlerësim për zgjidhjen definitive të situatës, mund të bëjmë të mundur kalimin e mjeteve në këtë aks rrugor.Autoriteti Rrugor Shqiptar është totalisht i angazhuar me njësinë e menaxhimit të projektit, me kontraktorin, supervizorin por edhe institucionet e tjera janë të angazhuara për të qenë në nivelin e duhur për t'i shërbyer qoftë komunitetit, qoftë të gjithë personave që mund të paraqesin emergjenca në këtë zonë.Ka disa ditë që qarkullimi është i bllokuar, dhe do të mbetet i tillë deri në një lajmërim të dytë nga ARRSH. Përsa i përket zgjidhjes definitive, jemi pothuajse në përfundim të raportit përfundimtar. Zgjidhja do të jetë jo vetëm për rrugën e vjetër, por edhe për aksin e ri të projektit Tiranë- Elbasan.Familjet vazhdojnë të jenë të evakuuara. Njëkohësisht ne me institucionet e tjera kemi marrë të gjitha masat për të pasur në dispozicion automjete, ambulance, që në rast se ka ndonjë problematikë, do t'u vihet në shërbim gjithçka".