Frika nga përmbytja, edhe Shkodra mbledh Shtabin e Emergjencave
Ndryshe nga vitet e kaluara kur Shkodra përmbytej nga hidrocentralet e kaskadës së Drinit, sivjet situata paraqitet optimale dhe kuotat janë larg pikës kritike.Konfirmimin e dha vetë prefekti i Shkodres Paulin Radovani gjatë mbledhjes së shtabit të emergjencave civile për të analizuar situatën në qark, pas emergjencës së krijuar në jug të vendit.Por ndërsa jugu zhytet në ujë, momentalisht veriu duket me i kërcënuar nga dëbora, pasi rrugët nga Qafa e Bordolecit deri në Vermosh dhe rruga në Kabash, komuna Qafë Mali janë të bllokuara.Drejtuesit kryesore të uniformave blu shprehen gatishmërinë e tyre dhe prezantuan planin e masave të marra përballë këtyre situatave.Ndërsa drejtori i autoritetit rrugor të veriut u ndal tek problematikat e krijuara më rrëshqitjen e dherave.Mbledhja u shoqërua me diskutime të shumta për të mbajtur nën kontroll situatën, ndërsa ju bë thirrje banorëve të mos bllokojnë kanalet kulluese pasi rrezikohet përmbytja e tokave bujqësore.Gjithashtu 2 hidrovoret, ai i Çasit dhe Velipojës janë në funksion të plotë, por është kërkuar nga OSHEE furnizim pa ndërprerje me energji. Aktualisht në rrethin e Pukës dhe Malësisë së Madhe për shkak të dëmtimit të shtyllave dhe linjave të mesme e të ulëta të energjisë disa fshatra janë pa energji.Nga FNSH 18 varka janë lënë në gatishmëri për çdo situatë, ndërsa vetëm në zonën e Vermoshit nga dëbora janë të bllokuara 2 segmente rrugore në Qafë Bordolec. Përsa i përket nivelit në HEC, ato janë në kuota optimale./Oranews.tv/