Përmbytjet, PD: Rama të ngrejë Shtabin Qendror të Emergjencës
Partia Demokratike i ka kërkuar kryeministrit të ngrejë menjëherë Shtabin Qendror të Emergjencës, e të shumëfishojë praninë dhe punën e agjencive qeveritare në terren, për ti bërë ballë situatës së përmbytjeve.Degët lokale të Partisë Demokratike, deputetët dhe të zgjedhurit vendorë janë shpërndarë në gjithë zonat problematike në vend për të mbajtur kontakt me banorët por dhe për të kontribuar ne menaxhimin e situatës.Nga Novosela në Vlorë, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demorkatike Arben Ristani, kërkoi anagzhim e të gjithë strukturave shtetërore pasi sipas tij, gjëndja është e rënduar dhe dhjetra banorë rrezikojnë jetën dhe pronat.Deklarata e plote e Edmond Spahos"Situata e përmbytjeve vecanërisht në zonat e Jugut sa vjen e rëndohet. Sipas të dhënave që vijnë në Partinë Demokratike dhe raportimeve në media, jeta e qindra familjeve dhe prona e tyre janë në rrezik ekstrem.Pavarësisht përpjekjeve të deritanishme të strukturave dhe shtabeve vendore, situata vazhdon të mbetet e papërballueshme. Banorët informojnë shpeshherë se e kanë të pamundur kontaktimin dhe komunikimin me autoritetet.Partia Demokratike i kërkon kryeministrit të ngrejë menjëherë Shtabin Qendror të Emergjensës, e të shumëfishojë praninë dhe punën e agjensive qeveritare në terren, të mobilizojë të gjitha resurset për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve dhe komuniteteteve të përmbytura, dhe të raportojë publikisht, në mënyrë periodike për gjëndjen.U bëjmë thirrje qytetarëve në zonat e përmbytura t’u përgjigjen thirrjeve të autoriteteve për evakuim apo për masa të tjera sipas rastit.Degët lokale të Partisë Demokratike, deputetët dhe të zgjedhurit vendorë janë në kontakt të përhershëm me banorët dhe do të bashkëpunojnë me autoritetet për të kontribuar në zgjidhjen e vështirësive.Jeta e qytetarëve dhe prona e tyre janë përparësi absolute."