Bruksel, evakuohet selia e Parlamentit Europian pas një alarmi për bombë

Policia belge urdhëroi evakuimin e ndërtesës, që është pjesë e Parlamentit Europian në Bruksel, për shkak të një alarmi për bombë në orën 11:30 të ditës së sotme.Masat u ndërmorën nga dyshimi i një makine të parkuar në rrugën “Montoyer”.Policia ka dërguar një ‘polic robot’ për të investiguar makinën.