Semani kërcënon Fierin, evakuohen banorët, dhjetëra bagëti të ngordhura
Pas lumit Gjanicë, në Fier po kërcënon edhe lumi Seman i cili është fryrë dhe ka dalë jashtë shtratit duke sjellë përmbytje në komunën Frakull dhe Darzezë. Banorët kanë kërkuar ndihmë për shpëtim. Ndërkohë në Darëzezë janë evakuuar të gjithë banorët që kanë qenë të rrezikuar.Kreu i Komunës Ndërmenas në Fier tha se edhe pse nuk ka rreshje shiu, përsëri situata është e vështirë.Në komunën Levan në Fier janë evakuuar 110 familje, ndërsa në komunën Frakull 30 familje. Ndërkohë dy helikopterë janë në vendngjarje për të evakuuar banorët e rrezikuar.Në komunën Frakull të paktën 17 shtëpi dhe 1 mijë hektarë tokë janë përmbytur ndërsa 40 sera janë në ujë. Në Darzezë ka 10 banesa të përmbytura, ku niveli i ujit ka arritur mbi 1 metër dhe janë përmbytur mbi 2 mijë hektarë tokë bujqësorëOra 13:10 Kreu i Komunës Ndërmenas: Situata kritike, por banorët janë evakuuar të gjithëKreu i Komunës Ndërmenas në Fier Viktor Fasko tha për Ora News se situata është kritike. Megjithatë sipas kryekomunarit Fasko të gjithë banorët në Darëzezë që kanë qenë në rrezik janë evakuuar dhe tashmë ata nuk janë në rrezik.“Situata është kritike, është një situatë e rënduar që ka filluar që nga dita e djeshme. Pavarësisht se reshjet janë ndërprerë, prurjet e ujit janë të rrezikshme. Të gjithë banorët që kanë qenë të izoluar nga vërshimi i ujrave në fshatin Darëzezë në këto monmete janë të gjithë jashtë rrezikut. Policia dhe zjarrfikësa dhe ndihmat e tjera nga autoritettet kemi bërë të mundur që të gjitha banorët t’i nxjerrim nga rreziku.Jemi të përgatitur për të përballuar një situatë emergjente, por jo në përmasa të mëdha sepse është e pamundur përballja në këtë situatë.Për 30 min janë përmbytur rreth 3 mijë hektarë tokë dhe dëmet në blektori dhe bujqësi janë të mëdha. Dëmet në bujqësi janë të pallogaritshme”Flasin për Ora News barinjtë e fshatit Darëzezë: Humbëm gjënë e gjallëNë komunën Darëzezë situata paraqitet e rënduar. Ndonëse njerëzit janë evkuuar, problematike mbetet situata për barinjtë, ku kafshtë e tyre janë mbytur nga uji. Për mikrofonin e Ora News, barinjtë thonë se kanëngordhur rreth 100 krerë bagëti. Shqetësim për ta mbetet edhe fakti sepse nuk e dinë nëse do të shpërblehen apo jo.
[caption id="attachment_458719" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Bagetite e ngordhura nga mbytja në Darëzezë[/caption]Ora 12:50 Shpëtohen dy vëllezërit në fshatin ShtyllasOra 12:30 Rritet niveli i Semanit në fshatin ImshtëNë fshatin Imshtë është rritur nieli i lumit Seman dhe po punohet për forcimin e shtratit të argjinaturës me thasë me rërë.Ora 11:44 Bllokohen dy vëllezër në fshatin Shtyllas, të izoluar prej dy orësh Dy vëllezër në fshatin Shtyllas janë të bllokuar prej 2 orësh, ndërsa në fshatin Kashishtë të komunës Frakull uji ka arritur deri në 1.5 metër dhe janë 55 familje të përmbytura, banorët janë evakuuar ndërsa bagëtitë janë mbytur të gjitha.Ora 11:30 Ristani: Të zgjedhurit demokratë kontakte me banorët e prekur nga përmbytjetZonat e përmbytura në Fier janë vizituar nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani i cili ka takuar edhe banorët. Po ashtu Ristani ka porositur të zgjedhurit e PD që të kenë kontakte të vazhdueshme me banorët. Ai ka thënë se “ të zgjedhurit demokratë të bashkëpunojnë me autoritetet në Fier. Jeta dhe prona e qytetarëve janë përparësi absolute”, ka thënë Ristani.Ora 11:00 Ministria e Brendshme: 2 helikopterë për evakuuimin e 12 banorëveMinistria e Brendshme ka dhënë detaje në lidhje me situatën e përmbytjeve dhe masat që janë marrë. Në komunë Levan janë evakuuar 110 familje, ndërsa në komunën Frakull 30 familje. Ndërkohë janë nisur dy helikopterë për të evakuuar 12 banorë
Ora 10:00 mes personave të përmbytur edhe një grua shtatzënëNë Darzezë ka prurje të shumta të lumit Vjosë. Rrugët janë bllokuar dhe nga ana e autoriteteve ka një humbje të hartës së vendndodhjes së banorëve, ndërkohë thirrjet telefonike për ndihmë janë të shumta.Ka banesa të përmbytura. Pjesa perëndimore e darzesit më e rrezikuar ka disa familje që kërkojnë të shpëtohen.Gazetarja e Ora News në Fier Emanuela Nexhipi informon se disa banorë janë paraqitur në spital për të marrë ndihmë mjekësore pasi kanë qenë nën ujë. Mes tyre edhe një nën shtatzënëNë Frakull 18 banesa dhe 1 mijë hektarë tokë janë përmbytur. Ajo që mbetet problematike është se reshjet kanë filluar sërish.
Ora 09:00 Lumi Seman kërcënon FierinReshjet e shiut kanë fryrë lumin Seman duke bërë që të alarmohen banorët e fshatrave përreth, kryesisht në Frakull dhe Darzezë. Deri në orën 04:00 të mëngjesit nuk ka pasur reshje, por pas rifillimit të reshjeve situata është alarmuese. Dy hidrovorë nuk funksionojë çka e ka vështirësuar edhe më shumë situatën e përmbytjeve.
Ora 08: 35 Në Komunë Frakull në Fier, 17 shtëpi të përmbyturaNë komunën Frakull 17 shtëpi dhe 1 mijë hektarë tokë janë përmbytur ndërsa 40 sera janë në ujë. Në Darzezë niveli i ujit ka arritur mbi 1 metër dhe janë përmbytur mbi 2 mijë hektarë tokë.