Selami: Basha të kandidojë për Tiranën, e do baza

Ish kryetari i Partisë Demokratike Eduard Selami shprehet se Lulzim Basha duhet të kandidojë për një mandate të dytë në Tiranë.Në një intervistë për gazetën “Panorama”, botuar sot ai thotë se nga kontaktet që ka pasur me bazën e partisë, shumica dërrmuese e tyre kërkojnë kandidimin e kryetarit të demokratëve në zgjedhjet e 21 qershorit.“Nën frymën e praktikave bashkëkohore javët e fundit kam pasur takime të shpeshta dhe kam marrë mendimin e simpazitantëve, votuesve anëtarëve të PD-së dhe kryetarëve të degëve në Tiranë si dhe të studentëve në leksionet e hapura me ta. Shumica dërrmuese e tyre janë të mendimit se Basha duhet të rikandidojë pasi ka shanset më të mira për nëj rezultat pozitiv në Tiranë, si kryeqendra politike, ekonomike dhe kulturore e Shqipërisë.I pyetur nëse PD-ja duhet të afrojë Bamir Topin dhe ish-deputetë e themelues të kësaj force politike që u “përzunë” gjatë këtyre 8 viteve, Selami thotë “kam qenë dhe jam në favor të çdo ribashkimi dhe afrimi të kontributeve brenda Partisë Demokratike, si dhe në koalicionin e djathtë.Në këtë pikë duket se ka një kthesë, por ka ende shumë për të bërë” Selami thotë “Nga bojkoti dhe tensionimi ekstrem i politikës shqiptare nuk ka të fituar, por vetëm të humbur dhe humbësi më i madh është shoqëria shqiptare dhe progresi ynë i përbashkët.Shpresoj që kjo të jetë hera e fundit që politika shqiptare ndodhet në një situatë të tillë” Mendoj që nga kontributi që PD dhe e djathta të dalë dalë fituese në zgjedhjet e 21 qershorit nuk duhet të përjashtohet asnjë forcë politike që do të investohet në fitoren e së djathtës./Oranews.tv/