Ukrainë, 100 mijë luftëtarë pro-rusë për konfliktin me forcat qeveritare
Lideri i separatistëve pro-rusë Aleksandr Zakharchenko, ka thënë se planifikon të mobilizojë 100,000 luftëtarë për konfliktin e vazhdueshëm me forcat qeveritare. Ai është shprehur se mobilizimi i përgjithshëm në zonat që kontrollohen nga rebelët e provincës Donjeck do të nisë brenda dhjetë ditësh.Parlamenti i Ukrainës, muajin e kaluar, ka miratuar planet për të rekrutuar rreth 100,000 ushtarë këtë vit.Ndërkohë një ditë pasi dështoi arritja e një armëpushimi të ri mes rebelëve dhe ushtrisë, qeveria e Ukrainës tha se pesë ushtarë janë vrarë dhe 29 të tjerë janë plagosur gjatë luftimeve me separatistët pro-rusë në Donjeck dhe Luhansk. Zëdhënësi i ushtrisë, Vladyslav Seleznyov, u shpreh se luftimet më intensive po zhvillohen përreth qytetit të kontrolluar nga qeveria, Debaltseve.Separatistët, në anën tjetër, kanë thënë se në 24 orët e fundit janë vrarë 11 civilë dhe për këtë kanë fajësuar forcat qeveritare.Luftimet e sotme kanë vazhduar pasi bisedimet për paqe në Minsk kanë dështuar të shtunën. Mbi 5,100 vetë janë vrarë në konfliktin në lindje të Ukrainës që prej muajit prill