Transballkanikja, INUK pozicionin fadromat, por aksioni nis të shtunën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Shkurt 2015, 10:27
Kryeinspektorja e INUK në Vlorë Ina Luçi konfirmoi se aksioni do të nisë nesër në ndërtimet pa leje të qytetit të Vlorës ndërsa në fundjavë në lagjen “Kushtrimi”.Kjo me qëllim arritjen e një konsensusi por dhe lënie kohë të familjeve për të boshatisur banesat e tyre. Të premten ata duhet të lënë banesat të shtunën nis aksioni I prishjes.Ndërkohë sot INUK ka pozicionuar fadromat në Vlorë, ku pritet ndërhyrje në lagjen "Kushtrim" në ndërtesat që preken nga projekti i rrugës që lidh Transballkaniken me autostradën Levan-Vlorë.Projekti për rrugën është kundërshtuar nga banorët të cilët të revoltuar kanë mbajtur edhe protesta kundër prishjes së banesave.