Transballkanikja, Bici në Ora News: Aksioni në Vlorë nuk do të ndalet

Fadromat e INUK janë në Vlorë dhe nuk do të tërhiqen nga aksioni në lagjen Kushtrimi, për të prishur çdo objekt që preket nga zgjerimi i rrugës transballkanike.Kryeinspektorja e INUK, Dallëndyshe Bici nga studio e Ora News u ka shuar banorëve të Vlorës cdo shpresë për të penguar apo vonuar aksionin.Dallëndyshe Bici: “Inspektoriati është prej një jave në qytetin e Vlorës në krah të institucioneve të tjera vendore, Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe policisë duke njoftuar qytetarët të bashkëpunojmë me Inspektoriatin, si organ i fundit. Ne nuk jemi organ politikbërës, jemi organ zbatues. Aty ka një vendim qeverie për zgjerimin e rrugës transballkanike, i cili do të zbatohet prandaj Inspektoriati është në qytetin e Vlorës, do jetë në zbatim të këtij projekti të qeverisë dhe të gjithë paligjshmërisë brenda qytetit të Vlorës. Nuk ka kthim prapa”Bici tha se aksioni nuk do të ndalet me Vlorën pasi do shtrihet edhe në zona të tjera.Dallëndyshe Bici: “Pas Vlorës dhe rrugës transballkanike do të vazhdojmë në qytetin e Fierit e kështu me radhë.”Ndërsa vijon përplasjen me Bashkinë e Tiranës, Bici tha se nuk do të lejojë për asnjë moment fjalët e atyre që kanë përbaltur territorin e venditDallëndyshe Bici: “I jam drejtuar organeve të drejtësisë që të jenë ata që të vendosin mbi ligjshmërinë e akteve që unë kam dorëzuar. Megjithatë unë nuk mund t’i toleroj fjalët e atyre që për 4 vjet e kanë përbaltur territorin e Shqipërisë”