FOTO/ Vjosa del nga shtrati, Novosela dje tokë sot vetëm ujë. "Lundrojnë" makinat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Shkurt 2015, 10:46
Vlore- Novosela është e gjitha nën ujë.Makinat ambulancat lundrojn ndërsa banesat dhe biznese tashmë janë nën pushtetin e ujit. Shinat e trenit, pika më e lartë në Novoselë është e vetmja rrugë që ende nuk është nën ujë dhe që po shfrytëzohet nga banorët e zonës për t’u larguar.Gazetarja e Ora News Jerola Zijaj sjell foto nga Novosela pikërisht nga kjo pikë. Grupi i xhirimit ka përshkuar në këmbë pikërisht përmes këtyre shinave nga Levani në Novoselë.Të gjithë tokat bujqësore janë nën pushtetin e ujit.

