Venecia, karnavalet nisin me permbytje!

Banorët dhe turistët e shumtë të mbëritur në Venecia për ditën e parë të karnavaleve e gjetën vetën të zhytur në ujë mëngjesin e së dielës.Sipas mediave italiane Adriatiku u rrit me 14 centimetra duke përmbytur sheshin historik të Shën Markut në qendër të qytetit. Njerëzit duhet të ecnin mbi ura të improvizuara, por kishte dhe nga ata që ishin pajisur me çizme për të shëtitur pa problem në ujë.Një natë më parë, në Venecia nisën e shfaqjet e para për të shënuar fillimin e karnavaleve më të vjetra të historisë botërore.Spektakli ishte organizuar për të pasqyruar temën e karnavaleve të këtij viti, me titull "Festa më e shijshme në botë". Ushqimi i jashtëzakonshëm dhe poezitë romantike ishin kryefjala e spektaklit, ndërkohë që me mijëra turistë nga e gjithë ota si zakonisht kanë mëbrritur edhe këtë vit në qytet për të shijuar shfaqjen që do të zgjasë deri më 17 shkurt."Është e pabesueshme, është perefkte, e bukur dhe e mrekullueshme", thotë një turiste nga Korea e Jugut.Festa e Karnavaleve të Venecias nisi si një periudhë festive dhe luksi të shfrenuar, për të paraprirë kreshmën dhe festën fetare dhe më modeste të Pashkët. Në shekuj, ajo është përdorur për t'u lejuar të varfërve në qytet që të thyejnë për një periudhë të shkurtër dhe të kontrolluar rendin shoqëror oligarkik të Venecias.