Kroaci, qeveria fal borxhet për qytetarët e varfër

Duke filluar nga sot, mijëra kroatë të varfër do të përfitojnë nga një dhuratë e pazakonshme e qeverisë kroate.Atyre do t’u fshihen të gjitha borxhet publike që kanë pasur deri më tani duke përfshirë energjinë, ujin, ushqimin, tatimet e shtëpisë etj. Përmes projektit të quajtur "Fillim i Ri", qeveria dëshiron që të ndihmojë mbi 317 mijë kroatë llogaritë bankare të të cilëve janë bllokuar si pasojë e borxheve të tyre."Atyre do tu jepet një rast i ri për një fillim të ri pa borxhe", ka thënë zëvendës-kryeministrja e këtij vendi, Milanka Opacic.Nisur nga fakti që Kroacia është një shtet mesdhetar me vetëm 4.4 milionë banorë, numri i atyre që janë borxhinj është i rëndësishëm dhe është shndërruar një një barrë të madhe ekonomike për vendin. Pas 6 vitesh reçesioni, rritja ekonomike e Kroacisë mbetet e ulët për këtë vit.Kroatët të cilët do të përfitojnë nga kjo "dhuratë" duhet që të kenë një borxh jo më të lartë se 5 mijë euro dhe pagat e tyre të mos jenë më të larta se 140 euro. Ata po ashtu nuk duhet të kenë llogari bankare me para. Ky projekt pritet t'i kushtojë qeverisë kroate mbi 300 milionë dollarë.Borxhi i gjithë kroatëve ndaj qeverisë llogaritet në mbi 4.11 miliardë dollarë dhe ai që do falet është vetëm 1 deri në 7 përqind të shumës totale. Megjithatë për ata që përfitojnë nga kjo marrëveshje, fshirja e borxhit është shumë e rëndësishme pasi do t’u mundësojë të kenë sërish akses në llogaritë e tyre bankare. Shumë ekonomistë ndërkombëtarë e konsiderojnë këtë hap të qeverisë kroate si të paprecedentë, por nuk shprehen optimistë për ndonjë sukses të prekshëm në reduktimin e borxheve që qytetarët i kanë shtetit apo bankave.