Vjosa e përmbyt, Novosela njësohet me detin. 200 familje të evakuara,1500 banesa nën ujë

Novosela ka marrë pamjen e një liqeni, i cili lidhet edhe me detin.Qindra hektarë tokë bujqësore ndodhen nën ujë, ndërkohë që të njëjtin fat kanë edhe banesat, ku uji ka mbuluar katet e para të tyre.Qindra krerë bagëti dhe mijëra pula të ngordhura pluskojnë në ujë, ndërkohë që banorët janë evakuar drejt vëndeve të sigurta, tek të afërmit e tyre.Shtabi i Emergjencave dhe Delta Forcë që ndodhen në terren, kanë ndihmuar në evakuimin e banorëve që fillimisht refuzuan të linin banesat. Situata e rënduar ka vështirësuar operacionet e shpëtimit, ku ndërhyrja është mundësuar vetëm me helikopterë.Banorët e evakuuar dërgohen në fshatin kodrinor të Cërkovinës, i cili nuk preket nga përmbytjet e Vjosës për shkak të pozicionit gjeografik.Sakaq shumë prej banorëve të paevakuuar ndodhen në katet e treta të banesave, por përveçse të izoluar, ata kanë filluar të ndjejën edhe mungesën e ushqimeve. Ndërkohë energjia elektrike ka luhatje e shkëputje të shpeshta, për shkak të prezencës së madhe të ujit.Pa energji elektrike fshatrat Fitore, Bishan, Dëllinjë, Poro dhe Delisuf. Shkak i ndërprerjes së energjisë është bërë kontakti i një teli të tensionit të mesëm me lumin.Rreth 1500 banesa ndodhen nën ujë.Në komunën e Novoselës niveli maksimal i ujit pas daljes së Vjosës nga shtrati ka arritur në 2.5 metra, ndërsa ai minimal rreth 30 centimetra.Një punonjës ka rënë në kanalin e hidrovorit të Akërnisë. Ali Dalipi ka arritur të shpëtojë duke notuar, ndërsa është ndihmuar nga Forcat Delta.Sakaq policia me mbeshtetjen e FNSH-se, Delta Force dhe Forcat e Armatosura kanë arritur të evakuojnë me mjete lundruese 5 anëtaret e një familje në fshatin Bishan mes të cilëve edhe një fëmije 3 vjeç.Dy ditë nga përmbytja aksi i vjetër Levan-Vlore vijon të jetë i mbyllur si pasoje e daljes se ujit ne rruge. I bllokuar eshte edhe nje pjese e aksit Vlore- Selenice, te Bishti i Malit, nga vërshimi i Vjoses.Vetë kryeministri Rama, Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri por dhe ministri i Bujqësisë Edmond Panariti shkuan në Novoselë për të monitoruar situatën nga afër.  Kreu i emergjencave Prençi  tha se janë 200 familje të evakuara nga FA.Ora 16:30 Përmirësohet situata në Novoselë, ulen prurjet në lumin VjosaDrejtori i Emergjencave Civile, Shemsi Premçi, në një lidhje telefonike për Ora News tha se ka një përmirësim të situatës në Novoselë si rezultat i uljes së prurjeve në lumin Vjosa. Preçi tha se po vijohet me evakuimin e banorëve, si dhe furnizimin e tyre me ushqime dhe ujë.“Aktualisht jemi mes Novoselës edhe Levanit, në një situatë operacionale në fshatin Biçaj dhe po kryhen operacione për lëvizjen e banorëve. Vazhdon evakuimi.Aktualisht nuk po bie shi dhe gjithë strukturat operacionale janë të angazhuara për evakuimin e banorëve sipas kërkesave që vinë në numrin 129 të policisë .Deri në këto momente mendojmë se është ulur niveli i daljes së ujrave nga shtrati i lumit Vjosa dhe nuk mendoj se mund të ketë rreziqe për momentin për jetë njerëzish.Situata e djeshme dhe e mbrëmshme ka qenë në nivelin më të lartë të ujrave dhe ne e kemi përballuar me sukses.Situata po vjen drejt pëmirësimit për shkak të uljes së prurjeve të lumit Vjosa.Ekipet e kërkim-shpëtimit janë të gjitha në gadishmëri në gjithë rajonin ku mbizotëron uji. Ndërkohë që kemi filluar dhe me shpërndarjen e ushqimeve dhe ujit”.[caption id="attachment_458968" align="alignright" width="640"]Në foto: Novosela e përmbytur gjatë mbasdites, 2 shkurt 2015 Në foto: Novosela e përmbytur gjatë mbasdites, 2 shkurt 2015[/caption]Ora 16: 27  Shpëtohet punonjësi i hidrovoritKreu i bordit të kullimit konfirmoi se Ali Dalipi punonjësi i hidrovorit i cili kishte rënë në kanal kishte arritur të shpëtohet. Por mbetet në gjëndje të rëndë shëndetësore.  Ndërkohë gazetarja e Ora News Jerola Ziaj informon se kemi një tërheqje të lehtë të lumit të Vjosës.Ora 15: 42 Punonjësi i hidrovorit bie në kanalLajm i korigjuar: Një punonjës i hidrovorit ka rënë në kanalin e hidrovorit të Akërnisë. Ali Dalipi ka arritur të shpëtojë duke notuar dhe pret ndihmë nga forcat deltaOra 15: 05: 200 familje te evakuara nga NovoselaRama është takuar me prefekten e qarkut të Vlorës që është edhe kryetarja e bordit të emergjencave. Kreu i emergjencave Prençi  tha se janë 200 familje të evakuara nga FA ndërsa në fshatin Fitore  është shpërndarë veshmbathje e ushqim. Kryeministri Rama e ka cilësuar një gjëndje emergjente duke shtuar se "Paguajmë edhe atë çfarë kemi bërë mjedisit"[caption id="attachment_458970" align="alignright" width="640"]Në foto: Forcat e policisë duke evakuar banorët me gomone Në foto: Forcat e policisë duke evakuar banorët me gomone[/caption] Ora 14: 30 Kryeministri Edi Rama sëbashku me ministrin e  Brendshëm ndodhen në Novoselë"Të gjithë strukturat janë në këmbë. Nuk kemi humbje njerëzish. Do bëhet raport i hollësishëm për dëmet.  Kemi diskutuar me partnerët për mbështetje" deklaroi Rama.[caption id="attachment_458870" align="alignright" width="640"]rama ne novosel Ne foto: Edi Rama  ne Novosele, 2 shkurt 2015[/caption][caption id="attachment_458869" align="alignright" width="640"]rama ne novosel2 Ne foto: Edi Rama ne Novosele, 2 shkurt 2015[/caption] Ora 13: 30 Ristani në NovoselëMë parë në Vlorë ishte dhe sekretari i përgjithshëm i PD-së ,Arben Ristani. Ai zhvilloi një takim me banorët e Novoselës por edhe me banorët e lagjes “Kushtrimi” të cilëve do u prishen banesat.Ora 12:00   Evakuohet familja në rrezik, mes tyre dhe një fëmijë 3 vjeçPolicia me mbeshtetjen e FNSH-se, Delta Force dhe Forcat e armatosura kanë arritur të evakuojnë me mjete lundrues  dhe shpëtojnë 5 anëtaret e familjes Avdul Aliaj, në fshatin Bishan mes të cilëve edhe një fëmije 3 vjeç.Gjithashtu janë evakuar edhe 3 persona të tjerë nga një zdrukthari ne Novoselë.Aktualisht po ndërhyet ne stanin e shtetasit Vullnet Alliaj, (bari) për të evakuar këtë shtetas dhe bagëtitë e tij në fshatin BishanNdërkohë disa minuta më parë gazetarja Jerola Ziaj informoi se bariu nuk pranonte të evakuohej pa 500 krerët e bagëtive që ruante duke thënë se : Me këto jetonte. Nëse nuk shpëtoheshin do vdiste me ta në stan"Njoftohet se operacioni i evakuimit vijon hap pas hapi dhe po mbahet kontakt me personat qe rrezikohen.[caption id="attachment_458971" align="alignright" width="640"]Në foto: Një banorë duke u munduar të shpëtojë nga përmbytjet Në foto: Një banor duke u munduar të shpëtojë nga përmbytjet[/caption] Ora 11: 30  Një familje në Bishan kërkon të evakuohet, ka dhe fëmijëNjë famile në Bishan të Novoselës kërkon ndihmë për tu evakuar.  Përmes një telefonate që i është bërë gazetarëve ata kanë thënë se kishin dhe fëmijë mes tyre, por më pas telefoni është fikur dhe është bërë i pamundur kontakti me ta. Ndërkohë disa familje kanë bërë apel për tu furnizuar me ushqimeOra 10:08  Vjosa përmbyt tërësisht Novoselën, shkon deri në dalje në det Kryetari i komunës Novoselë Kanan Shakaj tha për Ora News deklaroi se totalisht zonat janë përmbytur. Mbi 500 familje janë evakuar nëpër të afërmit e tyre.“Totalisht  komuna është nën ujë. Nga Novosela deri në det është totalisht nën ujë. Është bërë një oqean i vërtetë. Vetëm nga ajri mund të shikosh.  Jemi në operacion në Murriz do të evakuohen 5 barinj me gomone për pak‘Ora 09:00 Në Vlorë lumi Vjosë tashmë ka përmbytur të gjithë territorin e komunës Novoselë. Kryetari I komunës Kanaj Shakaj konfirmoi për Ora News se tashmë uji ka kaluar edhe nga ana tjetër e autostradës deri në det.Ndërkohë banorët bëjnë thirrje për evakuim. Apelet që kanë mbërritur deri në orën 08:50 dhe që kërkojnë evakuim sa më të shpejtë janë:-5 persona ndërmjet Poros e Bishanit janë të izoluar dhe po pritet të evakuohen me helicopter-Në një pulari në Novoselë 3 punonjës të saj pritet të evakuohen me gomone-Në Fshatin Fitore evakuimi i tre barinjve pritet të bëhet me helikopter.Informacioni u dha nga gazetarja jonë Jerola Ziaj.[caption id="attachment_458529" align="alignnone" width="640"]novosela sot Në foto: Novosela e përmbytur, 2 shkurt 2015[/caption][caption id="attachment_458528" align="alignnone" width="640"]novosela sot 7 Në foto: Novosela e përmbytur, 2 shkurt 2015[/caption] [caption id="attachment_458501" align="alignnone" width="640"]mifoli sot ne mengjes Autostrada Levan-Vlore e permbytur, 2 shkurt 2015[/caption]