Reshjet e shiut në Gjirokastër, nën ujë nënstacioni elektrik dhe tokat

Reshjet e shumta të shiut prej më shumë se 48 orësh kanë shkaktuar përmbytje jo vetën në rrugët e brendshme të qytetit, por edhe pergjatë rrugës nacionale dhe tokat bujqësore në Gjirokastër. Me dhjetëra ha tokë bujqësore janë përmbytur nga uji në fushat e Dropullit ku si pasojë e reshjeve me intensitet të lartë lumi Drino ka dalë nga shtrati ku prurjet e mëdha të lumit kanë kaluar edhe argjinaturën duke përmbytur tokat në fshatin Vrisera e Dervician dhe duke rrezikuar disa banesa. Kemi në lidhje telefonike gazetaren Brikena Metaj.Berat 60 banesa të përmbytura nga Osumi, në fshtarat Dajg, Poshnje, Otllak, dhe në lagjen rome në Berat, një pjesë tjetër në Urën Vajgurore, niveli i ujit vazhdon të jetë në të njëjtat nivele, reshjet kanë pushuar. Ura që lidh Çorovodën me disa fshatra, shkëputet si pasojë e reshjeve.Novoselë, 3 barinj të bllokuar në bishan, një pulari e përmbytur në novoselë, kërkojnë të evakuohen 3 punonjës të pularisë do të ndërhyjë delta force. Barinjtë të bllokuar nga uji. 1500 banesa të prekura nga uji