Protesta në Hungari për marrëdhëniet me Perëndimin

Mijëra hungarezë protestuan përpara selisë së parlamentit të vendit, duke i kërkuar qeverisë së kryeministrit Viktor Orban  të respektojë marrëdhëniet me vendet perëndimore një ditë para vizitës së kancelares gjermane, Angela Merkel.Perëndimi ka ngritur alarmin teska partia e qendrës së djathtë e Orban Fidesz, ka nisur forcimin e lidhjeve me Rusinë në kohën që konfliti në Ukrahinë është përshkallëzuar shumë javët e fundit. Hungarinë pritet ta vizitojë edhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dy javë pas vizitës së Merkel. Protestuesit nëpërmjet parrullave , pankartave dhe thirrjeve kërkonin që Hungaria të qëndrojë brenda familjes europiane dhe larg orbitës së Kremlinit.Ata kërkonin largimin e kryeministrit Orban Fidesz, duke e akzuar për kufizim të lirive demokratike, korrupsion dhe konflikte diplomatike me perëndimin."Ne nuk na pëlqen demokracia e kontrolluar ose lloji i diktaturës që ka ndërtuar Putin në Rusi. Dhe ky është drejtimi që po merr edhe Orban,” thotë Jozsef Bruck, i pranishëm në protestë.Filozofja e njohur botërisht dhe ish-desidente, Agnes Heller, inkurajoi qyetarët të jenë aktivë në politikë nëse duan vërtetë që vendi i tyre të ndryshojë."Diktatorët dhe gjysmë diktatorët mund të jetojnë sa kohë askush nuk reagon dhe sa kohë njerëzit nuk janë aktivë në politikë. E vetma mënyrë për të ndryshuar këtë situatë, është që qytetarët të marrin në dorë fatin e tyre,” tha ajo.Mes mesazheve të ndryshme të shkruara në pankartat e tyre, protestuesit shkruanin “Angela na ndihmo!”.