Shtatzania e Florije Pecit, Prokuroria e Tiranës nis hetimet
Prokuroia e Tiranës ka nisur zyrtarisht hetimin për rastin e Florie Pecit duke komunikuar fillimisht me vëllain Gazmendin i cili bëri edhe denoncimin, si dhe me 10 persona të tjerë të cilët kanë informacion për ngjarjen.Nëpërmjet një komunikimi për shtyp organi i akuzës sqaron se hetimet intensive po kryehen në Shqipëri. Prokuria po kërkon informacione të detajuara për qëndrimin në spital të pacientes Peci, saktësimin e konceptimit të shtatëzanisë si dhe detaje për personat të cilët kanë hyrë e kanë dalë nga Shqipëria me 22-vjeçaren.Sipas këtij institucioni informacionet e mbledhura kërkojnë akordim dhe më pas priten edhe rezultatet më konkrete. Ndërsa klinika në Austri në të cilën është kuruar 22-vjeçarja, ka bërë të ditur se janë në pritje të analizëve dhe ADN për rastin në fjalë.Ndërsa shtatëznia Peci qëndron e shtuar në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”. Ajo ka dal nga renimacioni dhe është duke vazhduar trajtimin në një dhomë të veçantë përbri reanimacionit. Mjekët thanë se gjendja shëndetësore e saj dhe fetusit është e stabilizuar dhe nuk ka patur asnjë komplikacion ndërsa shëndeti i saj mendor është ende delikat.Tentuam të mësojmë mbi shëndetin e pacientes por dhoma të të cilën kurohej qëndron vazhdimisht e mbyllur. Mjekët lajmërohen në rast se pacientja kishte nevoja nga familjarët me anë të një zileje të brendshme. Pasi tentuam shumë herë motra e Florijes, Erida hapi në një moment derën dhe tha se nuk kanë asgjë për të thënë për mediat duke e kyçur sërish derën.Përveç kujdesit nga mjekët e këtij materniteti, në dhomë me familjarët qëndron edhe një psikologe për shkak të gjendjes së rënduar të 22 vjeçares Peci.