Meta: Patriotizmi më i mirë është bashkëpunimi, retorikat nacionaliste, boshe
Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta përsëriti edhe njëherë mesazhin se bashkëpunimi do të bëjë të mundur integrimin e vendimit në Bashkimin Europian.Në një takim me strukturat e LSI-së në Elbasan, Meta e cilësoi si boshe retorikën nacionaliste të kohëve të fundit“Patriotizmi më i mirë nuk është të merremi me të kaluarën, por shërbimi më i mirë është të punojnë realisht dhe konkretisht për integrimin e vërtetë të Shqipërisë. Patriotizmi më i mirë dhe që i bën mirë Shqipërisë është të punojmë për integrimin europian. Vetëm kjo rrugë e lartëson dinjitetin e shqiptarëve, edhe në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Preshevë dhe kudo ku janë.Shqipëria duhet të jetë një shembull pozitiv për të gjithë rajonin"theskoi Meta.Ai shtoi më tej se LSI është e gatshme të bëjë aleancë me të gjithë ata që hapin vende të reja pune, me të gjithë ata që duan që Shqipëria të ecë në rrugën e integrimit.“Ka vetëm një rrugë për të ecur drejt integrimit, është bashkëpunimi. Domosdoshmëria e bashkëpunimit imponohet nga dashuria për qytetarët e Elbasanit dhe të gjithë Shqipërisë. Bashkëpunim që Shqipëria të marrë statusin që meriton dhe të mos bllokohen projekte të cila do të hapin vende të reja të punës” tha Meta.Gjithashtu Kryetari i LSI-së Ilir Meta e cilësoi si një arritje të madhe ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan e cila sipas tij do të rrëzojë pengesat për zhvillimin ekonomike, por do të bëjë të mundur edhe rritjen e punësimit pasi papunësia në këtë qytet mbetet ende një plagë serioze.Meta gjithashtu vlerësoi edhe kontributin e patriotëve elbasanas në luftën anti-fashiste si dhe në pavarësinë e Shqipërisnë"Përulem me respekt para popullit të Elbasanit për atë që ky popull ka bërë për kombin tonë,për gjuhën tonë. Ju me të drejtë e festuat 100-vjetorin e pavarësisë me një krenari të jashtëzakonshme sepse patriotët e këtij qyteti e shpallën pavarësinë këtu në Elbasan përpara se Ismail Qemali ta ngrinte për të gjithë Shqipërinë duke u bërë një shembull i sacrifices” tha Meta.