Bashkia: Akuzat e PS-së për planin, me prapavijë politike

Bashkia e Tiranës ka reaguar sot në lidhje me deklaratat e anëtarit të Asamblesë së PS-së Artan Lame për planin urbanistik të Tiranës.Në një deklaratë për shtyp, Bashkia i cilëson akzuat e PS-së si të pavërteta dhe kanë prapavijë politike.“Bashkia e Tiranës shpreh keqardhjen lidhur me tendencën e vazhdueshme të ish- kryebashkiakut Rama, për të sulmuar politikisht planin urbanistik të Tiranës.   Për të disatën herë, z. Rama dhe z. Lame kanë përcjellë tek qytetarët deklarime të pavërteta rreth planit urbanistik.  Ky plan u hartua në transparencë të plotë dhe me përfshirjen e ekspertëve më të mirë, pjesë e të cilëve ka qene edhe zoti Lame. Qëllimi i sulmit me prapavijë tërësisht politike ndaj këtij plani, synon thjesht dhe vetëm mbulimin e dështimit të mosbërjes së tij nga ish - kryebashkiaku Rama, për 11 vjet” thekson bashkia.Sipas Bashkisë, plani i përgjithshëm rregullues i Tiranës, jo vetëm nuk cënon hapësirat e gjelbra por parashikon shtimin e tyre.