Berisha: Rama në pikë hallit, beson gënjeshtrat e tij
Kryeministri Berisha ka sulmuar sot kreun e PS-së Edi Rama në lidhje me deklaratat e tij për shëndetësinë.Duke folur në mbledhjen e grupit të PD-së, kryeministri Berisha theksoi se Rama është zhytur në një kaos dhe konfuzion total konceptual.“Çdo njeri mund ti ndodhë që të gënjehet njëherë. Njerëzve duhet tu prijë besimi, dhe është normale të besosh. Të gënjesh dy herë, ke gënjyer veten, thotë fjala urtë. Kjo është keq, e keqja është kur beson gënjeshtrat e tua. Kjo është e pashërim. Njeriu që beson gënjeshtrat. Po ta marrim si homosapiens, është ai që ka shikim, por nuk shikon, ka dëgjim, por dëgjon, ka ndjeshmëri, por nuk ndjen. Unë i them zotit Rama le të lexoj revistën "News Week" se çfarë shkruan ajo për kujdesin në Shqipëri ndaj grave shtatzëna, ku në renditjen e kësaj reviste Shqipëria zë një nga vendet më të mira në botë. Deklaratat se janë rritur çmimet për barnat e pensionistëve është një trillim i vërtetë. Pensionistët në Shqipëri më shumë se kudo tjetër marrin falas barnat nëpërmjet rimburësimit. Deklarata është një trillim i pabazë pasi atyre u rimburësohen 100 përqind dhe nga pensioni i tyre nuk heqin asnjë qindark, por ka një gjë zoti Rama 8 vjet rresht ke votuar kundër rritjes së pensionit të tyre dhe kjo nuk të nderon" shtoi kryeministri.Sulmin e Ramës për sistemin shëndetësor, kryeministri e cilësoi farsë, ndërsa shtoi se, shëndetësia është larg i të qenurit i përsosur, ka nevojë për përmirësime, për vemendje të vazhdueshme, ka nevojë për një menaxhim qartësisht më kompetent dhe për dixhitalizim të plotë.Kryeministri Berisha theksoi gjithashtu se se impakti i reformave të shpallura kanë qënë pozitiv duke shtuar se qëllimi më madhor i PD-së është pasurimi i programit."Në takimet që kam bërë në të cilët unë vendosmërisht shkoj për të dëgjuar mendime, opinione, qortime për Partinë Demokratike dhe programin e saj katër vitet që vijnë. Ju garantoj se asgjë nuk zëvendëson mendimin e qytetarëve, interesin e qytetarëve, opinionin e qytetarëve ndaj dhe bashkëbisedimi me këtë dialog me qytetarët është qëllimi më madhor, është pasurimi i programit tonë, shndërrimi në një program që përshtatet, përputhet dhe u përgjigjet interesave të qytetarëve" tha Berisha.Ai i gjithashtu vlerësoi edhe programin e PD-së për të rinjtë të cilat sipas tij do të rrisë punësimin e tyre dhe për bujqësinë që do të bëjë të mundur rritjen e prodhimit."Impakt pozitiv konstatoj se ka pasur edhe programi apo paketa për bujqësinë, paketa që do ta bëjë bujqësinë më kompetitive, do të ulë koston e prodhimit, do të nxisë shumë interesin për biznesin dhe ka një potencial shumë të madh” shtoi Berisha.