Lame: Basha të përgjigjet për sheshet që preken nga ndërtimet

Opozita ka sulmuar sërish Planin Rregullues të Tiranës, miratuar në Këshillin Kombëtar të Territorit ndërsa i ka kërkuar kryebashkiakut Basha të përgjigjet për sheshet që preken nga ndërtimet.Anëtari i Asamblesë së Partisë Socialiste, Artan Lame, ka deklaruar  sërish se plani do të “shfarosë” hapësirat e gjelbra për t’i kthyer ato në sheshe ndërtimi.Ai theksoi se sipas planit të ri shkatërrohet edhe i vetmi korridor i gjelbërt që është ai i Lanës do të shkatërrohet pasi skarpartet e saj do të zihen nga tramvaji.Lame gjithashtu e ka ftuar kryebashkiakun Basha në një debat televiziv për të diskutuar për planin urbanistik të Tiranës."Kërkojmë një përgjigje nga ekipi Basha – Malltezi: a do të zihen dy skarpatet e gjelbra të Lanës për të ndërtuar linjën e tramvajit? Jemi të shqetësuar për hapësirat e gjelbra që do t’i zihen Tiranës nga Plani Basha – Malltezi, ndaj pyesim a është e vërtetë se dy skarpatet e gjelbra të Lanës do të zihen nga linja e tramvajit? A është e vërtetë se si zona të gjelbëruara do të përdoren bahçet e shtëpive, e thënë jo kopshtet, por bahçet? A është e vërtetë se parku historik i Tiranës, ai i Namazgjasë, përpara Parlamentit e deri buzë Lanës do të zihet nga ndërtimet e larta?Për të gjitha pyetjet tona ne jemi të gatshëm, përfundoi Lame, të ulemi të debatojmë në cilindo televizion e cilëndo media me ekipin Basha – Malltezi për t’i treguar qytetarëve se çfarë sëpate po ngrihet mbi kryeqytetin tonë" tha Lame.