Krujë, 2 mijë hektare me pisha të prekura nga "Procesionaria"
Krujë-Të paktën 2 mijë hekatër pisha në rrethin e Krujës rrezikohen seriozisht nga sëmundja e Procesionaries. Kjo sëmundje ka prekur masive të tëra me pisha nga Kruja deri te pyjet e parkut kombëtar të Qafshtamës.Sëmundja e Procesionaries prek deget e reja te pishave duke i thare ato dhe për pasojë nuk lejon rritjen e tyre. Efektet më të renda i jep tek pishat e reja pasi larva që depërton në degë nuk lejon rritjen e tyre duke i lene te pazhvilluara apo duke i thare tërësisht ato.Specialistet e shërbimit pyjor në Kruje thonë se ndalimi i sëmundjes bëhet me dy mënyra. Ajo luftohet duke i prerë degët e prekura e duke i djegur për të mos lejuar përhapjen e mëtejshme të larvave. Por kjo metode kërkon fuqi të madhe punëtore dhe ka rendiment të ulët.Metoda e dytë është ajo e trajtimit me preparate kimike që është me e shpejtë me kosto më të ulët dhe me rendiment të lartë. Shërbimit pyjor në Krujë deklaron se nuk ka fonde për ta luftuar vet larvën që rrezikon sipërfaqe të tëra pishash.