Parku i Prespës, Koka: Do ta shndërrojmë në zonë elitare turistike

Për shndërrimin e Prespës në një zonë elitare turistike,  komuniteti i Pustecit  ka rolin më të madh për mbrojtjen e florës dhe faunës, si edhe kultivimin dhe reklamimin e  traditave. Deklarata është bërë nga Ministri i Mjedisit gjatë inspektimit të fazës së parë të projektit për parkun ndërkombëtar Biosferë të Prespës, që përfshin tre shtetet fqinje.Lefter Koka: “Zoti dhe natyra i ka falur një mrekulli kësaj zone. Besoj që bashkëpunimi i përbashkët, qeveria shqiptare së bashku me donatorë të huaj do mundemi të jemi me parametra jo me fqinjët tanë, por ndoshta të jemi pjesë e elitës përsa i përket mbrojtjes së mjedisit, shtimit të faunës dhe florës dhe bashkëpunimi me komunitetin që do munden ta ruajnë zonën në fjalë”.I shoqëruar nga Drejtori ekzekutiv i Kombeve të Bashkuara për Ekonominë, Christian Friis Bach, dhe kryekomunari i Pustecit, Edmond Themelko, Koka vlerësoi se pas investimeve të fondit të bankës gjermane KFV Prespa do të shndërrohet në një perlë, që pret të vizitohet nga turistët vendas dhe të huaj.