Lezhë dhe Elbasan, fluks në zyrat e ALUIZNI-t, 31 janari afati i fundit i aplikimit

Afrimi i datës 31 janar që është dhe afati i fundit i aplikimeve për legalizimin e objekteve informale, ka sjellë fluks dhe radhë të gjata në zyrat e ALUIZNI-t në Lezhë dhe Elbasan.Qytetarët presin me orë të tëra për të mbaruar punë në dy sportelet në Lezhë, ose rikthehen të nesërmen për të bërë vetëdeklarimin per objektin e ndërtuar pa leje.Ky fluks ka qenë i paparashikueshëm për zyrat e ALUIZNI-t në Lezhë. Drejtori Pashk Luka ka bërë të ditur se në një ditë kryhen mbi 400 vetëdeklarime. “Ka patur një fluks të madh të vetëdeklarimeve. Vetëm në një ditë janë bërë 400 vetëdeklarime të reja. Ne po punojmë me orar të zgjatur”Situatë e ngjashme është edhe në Elbasan, ku radhëve u shtohen edhe problemet me vendin ku është ndërtuar objekti pa leje si në fshatin Krastë, zonë ku ndodhen depozitat e ujit në Elbasan. “ Ky proçes nuk do të ketë shtyrje të tjera, në datën 31 janar mbyllet në mënyrë përfundimtare. I bëj thirrje çdo qytetari në Elbasan që të shfrytëzojë ditët e mbetura”. Radhët vijojnë prej 3 ditesh,  çka ka bërë që të zgjatet orari i punës në sportelet e ALUIZNI-t.  31 janari është afati i fundit për të aplikuar për legalizimin e objekteve.