Hiqet libreza shëndetësore, Beqaj prezanton kartën e shëndetit: Është falas
Libreza e shëndetit do të zvëndësohet me kartën e shëndetit. Ky është një dokument i personalizuar dhe do të përfitohet falas nga qytetarët. Këtë kartë nuk mund ta marrin ata që nuk paguajnë sigurime shoqërore e shëndetësore. Ministri i Shëndetësisë tha se fluksi do të menaxhohet lehtë sepse prioritet do ti jepen të moshuarve dhe atyre që janë afër afatit të përfundimit të vlefshmërisë së librezës. Konsulatat, vizitat dhe diganiostikimet në qëndra shëndetësore e spitale dhe marrja e barnave të rimbursueshme në farmaci do të behen me kartën e shëndetit dhe jo më me librezën shëndetësore.Tiranë- Kartën e shëndetit do të përitojnë të gjithë të siguruarit: pensionistët, veteranët, invalidët, të punësuarit, të vetëpunësuar, të siguruar vullnetarisht, fëmijët, gratë shtatzëna, personat që trajtohen me ndihmë ekonomike, punëkërkuesit, viktimat e trafikimit.Ajo do të jetë falas dhe Ministria e Shëndetësisë qetëson qytetarët se ka afat për zëvendësimin e librezës së shëndetit.Prioritet do i jepet të moshuarve dhe personave që i përfundon afati i vlefshmërisë. Ministri, Ilir Beqaj, tha se karta do tu kursejë orë të mjekëve dhe burokracitë për të marrë barnat e rimbursuehsme për ata që përfitojnë.“Ne vlerësojmë se, për çdo recetë, - dhe janë të paktën 300 mijë receta në muaj që lëshohen, - çdo mjeku do t’i duheshin dy minuta për të plotësuar këtë në librezë. Tashmë, 600 mijë minuta nga koha e punës së mjekëve nuk do të përdoren më për këtë punë administrative, por është kohë që mjekut i mbetet në dispozicion për më shumë kujdes të drejtpërdrejtë për qytetarët. Dhe, aq më tepër, që ne po fillojmë programin shëndetësor bazë pa pagesë, mjekëve do t’u lëmë shumë më tepër kohë për këtë program dhe për kujdesin në Parësor”.12.000 karta u shpërndanë për Tiranën dhe rrethet. Për të përfituar këtë dokument qytetarët do të shkojnë për Tiranën pranë qendrave shëndetësore,ndërsa në rrethe në pika e fondit të sigurimeve të detyrueshme dhe kujdesit shëndetësor.“Është shumë e domosdoshme për pensionistët apo veteranët, të cilët nuk do të humbin më kohë për të pritur qoftë tek mjeku apo te farmacisti në momentin që ata marrin shërbimin.Karta e shëndetit është e lidhur dhe me ID-në kombëtare, çka lejon njohjen dhe bashkërendimin e të dhënave në sisteme të ndryshme”tha Drejtori i Përgjithshëm i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, Astrit Beci.Baza materiale, sistemi i komjuterizuar sipas autoriteteve shëndetësore është venë në dispozicion.Dokumetet që duhet të paraqesin personat janë: të punësuarit do dorëzojnë librezë kontributesh dhe vërtetimet e lëshuara nga punëdhënësit. Fëmijët çertifikat lindje, pensionistët librezë pensioni dhe veteranët librezë që e dëshmon këtë status.Kjo është një kartë e ngjashme me një kartë identiteti e personalizuar. Afatet për ta rinovuar atë janë 3 për të vetëpunësuarit, 6 muaj për të punësuarit dhe pensionistët dhe veteranët kanë kartë shëndeti të përhershme.