Një komision ad hoc për dekriminalizimin dhe vendimet e Kushtetueses
Mazhoranca dhe opozita, do të ngrejnë një Komsion të vetëm parlamentar për dekriminalizmin e institucioneve shtetërore dhe për respektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, komision që do të drejtohet nga demokratët.Edmond Spaho: "Ramë dakord të ngrihet një komision i cili të shqyrtojë të tre cështjet. Komisioni do të kryesohet nga opozita dhe do të përbëhet nga 7 anëtarë. Projekti do I paraqitetet seancës plenare për miratim”Në mbledhjen e kryetarëve të grupeve parlamentare, demokratët kanë dorëzuar gjithashtu dhe kërkesën për ndryshimin e komsionit të reformës në drejtësi, ku kërkohet bashkëdrejtim dhe numër i njëjtë anëtarësh.Edmond Spaho: "Kërkuam që komisioni për reformën në drejtësi të funksionojë mbi bazën e konsensusit, të jetë në numër të barabartë pjesëmarrja ndërmjet pozitës dhe opozitës, kërkesë e cila do të shqyrtohet në një mbledhje të ardhshmë të Konferencës së Kryetarëve."Pjesë e diskutimit të konferencës së kryetarve kanë qënë dhe dy propozimet e opozitës për uljen e taksës së qarkullimit në 7 lek për liter nafte, dhe uljen e tvsh për energjinë në nga 20 % në 6 % lek.Edmond Spaho: "Po kështu paraqitëm edhe dy propozime për ndryshime në projektligje, atë për zvogëlimin e taksës së qarkullimit si dhe propozimin tjetër për heqjen e TVSH në çmimin e energjinë elektrike edhe këto do të diskutohen në procedurat dhe shpresojme të futen në kalendarin e punës së kuvendit.Jo nuk ishte objekt i punës së kësaj konferencës së kryetarëvë ligji për dosjet. Kur të vijë në kuvend do të japim opsionet tona. Do t'i shqyrtojmë të dy variantet që janë paraqitur në Kuvend."Vetëm disa minuta ma vonë, Deputeti Demorkat Edmond Spaho, zgjodhi foltoren e Selisë Blu, për ti cilësuar këto dy propozime si mundësi reflektimi për kryeministrin. Sipas Spahos, nëse Edi Rama nuk i miraton këto dy iniciativa, ai konfirmon edhe një herë se ka braktisur popullin, dhe është aty thjesht për interesat e tij dhe të klientelës që e rrethon.