Mbipopullimi i burgjeve? Artur Zoto: Problem prej vitesh, shpejt institucione të reja
Drejtori i Përgjthshëm i burgjeve Artur Zoto pranoi, në studion e emisionit “Ditë e Re” me gazetarët Edvin Peçi dhe Stela Kotri në Ora News, problemin e mbipopullimit të burgjeve. Sipas tij situata vijon të jetë e tillë prej vitesh dhe se aktualisht në qelitë mbiopullimi është 24%.Sipas tij 111 të paraburgosur janë në pritje të gjykimit për akuzën e vjedhjes së energjisë dhe kjo nuk është një shifër që ka efekt të madh në mbipopullim.Për Zoton gjendja më e rënduar paraqitet në Tiranë dhe si pasojë disa të paraburgosur janë dërguar në qelitë e Durrësit apo janë bërë transferimet dhe rikategorizime të të dënuarve. Por Zoto paralajmëron se situata do përkeqësohet nëse nuk aplikohen dënimet alternative dhe nëse vijohet me praktikën e keqperdorimit të arrestimit në flagrancë dhe masat me dënime të gjata.Zoto tha se mbipopullimi nuk cënon sigurinë, por cënon aktivitetet sociale të të dënuarve apo edhe shton mbingarkesën e stafit. Sipas Drejtorit të Burgjeve në shkurt do të vendoset në funksion institucioni i vuajtjes së dënimit të Beratit dhe Fierit, ndërsa në prill përfundon ndërtimi i burgut të Malësisë së Madhe.Gjatë intervistës Zoto sqaroi edhe çështjen e ushqimit në qeli duke saktësuar se burgu ofron ushqim cilësor dhe sipas ligjit nga jashtë mund të futen vetëm 5 kg ushqime në muaj./Oranews.tv/