Rikthehen kooperativat, gati pr/ligji, qeveria do i mbështesë
Përfundon projektligji për krijimin e shoqërive të bashkëpunimit bujqësor. Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti bën thirrje që fermerët të bashkohen pasi kjo është mënyra e vetme për të pasur fitime. Ndërkohë vetë fermerët kërkojnë më shumë mbështetjë për këtë iniciativë.Tirane- Qeveria i ka hapur rrugë krijimit të koperative por jo ato që kanë funksionuar në periudhën e socializmit.Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ftoi sot fermerët që të bëhen pjesë e shoqërive të bashkëpunimit bujqësor pasi kjo është e vetmja mënyrë për të arritur standarte në prodhim por edhe treg për shitjen e tyre.Edmond Panariti: "E kaluara tregon për një përvojë të keqe në këtë drejtim pasi envoja e bashkimit tashmë vendoset në një terren krejt të ndryshëm. Bëhet fjalë për një bashkim të lirë me qëllim maksimalizuar fitimet dhe ulur kostot"Ministri i Bujësisë, Edmond Panariti ka shprehur gatishmërinë e qeverisë për mbështetjen fermerëve në krijimin e kooperativave bujësore. Ministri tha se ky model bujësor është konkurues, prodhues dhe mbizotrues në treg dhe eksport.Edmond Panariti: “Ne mbështesim bashkimin, mbështesim suksesin pasi ky bashkim provon që është i tillë, provon që është konkurues, që është prodhues, provon që është mbizotrues në treg dhe eksport. Fermerët edhe në bashkëpunim, dhe kjo duhet theksuar me qendrat e grumbullimit, të cilët janë ato që u ofrojnë perspektivë prodhimit bujqësor për t’u grumbulluar, për tu magazinuar. Këto krijojnë atë zinxhir vlerash që stimulon edhe bashkimin e fermerëve.Qeveria është e vendosur për të mbështetur këtë formë bashkëpunimi të fermerëve të organizuar në një prodhim me një profil të caktuar, më nje prodhim bujqësor që kërkohet nga tregu, që është i konkurueshëm, që kërkohet nga tregu dhe që prodhohet me kosto të ulët. Me fondet që ne disponojmë dhe me fondet e BE ne këto modele duhet t'i bëjmë masive”Përfaqësuesi i një koperative që është krijuar në Shkodër shpjegon se fermerët në fillim kanë qenë skeptic ndërkohë që bëjnë apel për më shumë mbështetje nga qeveria.Zef Pashuku, Përfaqësues i fermerëve të Shkodrës: "Për të mbajtur gjallë prodhimin na duhet mbështetje financiare me subvencione dhe të jemi të parët në projektet mbështetëse dhe lehtësira fiskale"/Oranews.tv/