Obama në Riad, takon Mbretin e ri të Arabisë Saudite
Presidenti amerikan, Barak Obama mbërriti në Riad të martën e 27 janarit 2015 për të takuar Mbretin e ri të Arabisë Saudite, Selman.Përveç homazheve dhe respekteve për mbretin Abdullah, të ndarë nga jeta pak ditë më parë, vizita e kreut të Shtëpisë së Bardhë i shërben edhe rinovimit të aleancës me Arabinë Saudite në një periudhë të re trazirash në rajon, pas rënies së qeverisë së Jemenit dhe rritjen e ndikimit të Iranit, kundërshtar i të dy vendeve.Arabia Saudite është gjithashtu pjestar i koalicionit të udhëhequr nga amerikanët kundër Shtetit Islamik, veprim për të cilin ka marrë vlerësimin e vendeve më të rëndësishme të perëndimit, që e shohin vend si treg të rëndësishëm për të blerë naftën, por edhe si treg për industrinë e armëve.Obama dhe bashkëshorjta Mishel u pritën që në aeroport nga Mbreti Selman dhe zyrtarë të tjerë në aeroportin e Riadit.Zonja e parë nuk ishte mbuluar me shami, siç është zakon për femrat në mbretërinë ultra-konservatore, duke shkaktuar reagime në rrjetet sociale, duke i kujtuar se e kishte bërë një gjë të tillë në udhëtimin e fundit në IndoneziPavarësisht aleancës me perëndimin, Arabia Saudite kritikohet shumë nga organizatat e të drejtave të njeriut, veçanërisht ato të grave, por edhe për dënimet e shpeshta me vdekje.Në fakt, pikërisht në ditën e vizitës së Obamës, Mbreti i ri, kishte dekretuar dënimin e parë me vdekje pas vetëm pak ditësh në fron, duke aprovuar ekzekutimin e një mësuesi, i cili akuzohej për ngacmime seksuale ndaj të disa të miturave.Javën e kaluar, një grua u ekzekutua me prerje koke në Mekë për vrasjen e vajzës së saj 7-vjeçare. Vetëm në janar 2015 në Arabinë Saudite janë kryer 15 ekzekutime, ndërsa vitin e kaluar 87.Gjatë vizitës, Obama nuk e përmendi fare çështjen e ekzekutimeve dhe të dënimit me 1000 goditje me kamzhik të një gazetari, të dënuar për fyerje ndaj fesë pak javë më parë./Oranews.tv/