Përplasja për Qëndrën e Rinisë, Bashkia kallëzon Veliaj për ndërtim pa leje

Ka përfunduar në Prokurorinë e Tiranës përplasja midis Bashkisë së dhe Ministrisë së Mirëqënies Sociale për ndërtesën në “Rrugën e Kavajës”, e cila sipas nënkryetarit Eno Bozdo ishte pa leje.Gjatë së mërkurës, Bashkia e kryeqytetit ka depozituar kallëzimin penal për ministrin Veliaj dhe komisariatin e policisë numër 3 për shpërdorim detyre.Si pasojë e bllokimit të kësaj ndërtese numri dy i Bashkisë, Eno Bozdo, deklaroi se qeveria është hakmarrë duke arrestuar katër inspektorët e INUV, të cilët ishin në krye të detyrës.“Inspektorët arrestohen në krye të detyrës, sipas një procedure ligjore të rregullt dhe kjo nuk është gjë tjetër veçse një standard i dyfishtë që po cënon çdo ditë e më shumë lirinë tonë.Policia me të gjithë ata që kanë në dorë zbatimin e ligjit, trupa ligj-zbatuese duhet absolutisht të refuzojë të bëhet urë e presionit politik të qeverisjes Rama.Unë i bëj thirrje Prokurorisë që të hetojë me shpejtësi një rast të tillë, një rast abuzimi të detyrës nga Policia dhe urdhëruesit e saj. U bëjmë thirrje të gjitha institucioneve ndërkombëtare të marrin shënim së ç’po ndodh çdo ditë në Shqipëri, se si ligji godet atë që ka të pamundur, godet opozitën politikisht dhe fut në sqetull e mbron klientët apo institucionet e tij."Por në reagimin e saj Ministria e Mirëqënies Sociale ka theksuar se ka qënë Keshilli Kombetar i Territorit i cili i ka dhënë leje per rikonstruktimin dhe kthimin e ndërtesës ne gjendje te banueshme dhe se Bashkia e Tiranës me bllokimin që po bën duket sikur ka interes te mbroje strip-klubet, ne vend qe te mbeshtese me shume qëndra rinore dhe hapësira për të rinjtë, ashtu siç edhe ka premtuar 4 vite më parë.Sipas Bashkisë dje qeveria ka firmosur nje paçavure per kete ndertim dhe sipas saj mbeshtetja qe qeveria po jep eshte prove e bashkejeteses se saj me paligjshmerine. 

Kallzimi i Bashkisë mbi ministrin Veliaj