Planti anti terror i Brukselit: Do ruhen të dhënat për 5 vjet

Komisioni Europian ka ndërmend të miratojë një plan të ri anti-terror, sipas të cilit të dhënat e personave që udhëtojnë për dhe nga Europa do të ruhen për një periudhë pesëvjeçare.Aktivistët e të drejtave të njeriut mendojnë se plani i ri, që po merret pas sulmeve në Paris të nisura më 7 janar, kërkon ndryshimin e lijgjeve europiane të privatësisë.Në planin e Komisionit Europian, është menduar që të përfshihen 42 informacione për pasagjerët, duke nisur nga detajet e kartave të kreditit, adresat e rezidencave si dhe preferencat ushqimore, veçanërisht për personat që konsumojnë produkte hallall, që i përkasin fesë islame. Këto të dhëna do të ruhen për një periudhë pesëvjeçare në një databazë qendrore ku do të ken ëakes të gjitha shërbimet e sigurisë në continent.Plani ishte propozuar edhe dy vjet më parë nga ministrant e brendshëm të vendeve të Bashkimit Europian, por ishte hedhur poshtë nga Parlamenti Europian.