Dobruna: Protestat, tregues i mllefit afatgjatë, Jabllanoviç deklarata të pamatura

Kujtim Dobruna, i “Inisiativës ekonomike për Kosovën me seli në Vjenë” thotë se protesta e 27 janarit 2015 në Prishtinë dhe protestat e tjera të kaluara tregoi brishtësinë e përgjithshme politike e ekonomike ku ndodhet Kosova.I pyetur nga "Ballkan Magazine" e gazetares Linda Karadaku pak pas përfundimit të protestës çfarë po e përshkallëzon situatën? (Ne video: Intervista me Kujtim Dobrunen nis pas minutes se 08:30)Kujtim Dobruna përgjigjet: “Ka ende shumë punë për të bërë. Në rafshin politik është vërejtur se mjafton një shkëndijë e vetme si deklarimi zv/kryeministrit të Kosovës, Jabllanoviç, një deklarim i pamatur që solli protestën e cila mund të përshkallëzohetProtestat më shumë janë një shkas sesa shkaku i vërtetë që mund të kërkohet në zhvillimin e fundit Reflektojnë mbledhjen e një mllefi afatgjatë dhe në vështirësitë në përballjen me sfidat serioze si papunësia, mungesa e eksportit. Ky mllef po zbrazet në dy drejtime: Nga njëra anë ikja e qytetarëve të Kosovës në Perëndim dhe e dyta protestat që i pamë javën e kaluar dhe mund ti shohim në javët e ardhshme.Zgjidhja duhet të kërkohet këtu, por bartësit e funksioneve publike duhet të jenë shumë më të kujdesshëm dhe më të matur në deklaratat e tyre. Por dhe organizatorët duhet të jenë të vëmendshëm pasi është e patolerueshme të sulmohet prona publike por dhe e pronës private. Sfidat e saj ekonomike nuk mund të zgjidhen në këtë mënyrë. Duhet vëmendje dhe vigjilencë më e shtuar se protesta të tilla të mos keqpërdoren nga element ekstremistë."I pyetur pse po protestohet për Trepçën?Kujtim Dobruna përgjigjet "Pasuritë nëntokësore janë një nga shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik të vendit.  Është krijuar një konfuzion mes asaj çka është pronë e Trepcës dhe çka nuk është. Këtu duhet bërë dallimi i qartë: Ndërmarrja Trepça si ndërmarrje shoqërore ka makineri vegla paisje prodhimi që gjenden në tokë, por mineralet dhe rezervat natyrore nuk janë pasuri e ndërmarrjes por e qytetarëve të Kosovës./Oranews.tv/