Betohet qeveria e re greke e Aleksis Tsipras

Është betuar qeveria e re greke me në krye liderin Aleksis Tsipras. Por për herë të parë në historinë e saj moderne, betimi i ministrave është bërë i ndarë në dy grupe: I pari ka respektuar traditën duke u betuar në emër të zotit me bibël në duar, kurse grupi i dytë ateist u betua në  nder dhe ndërgjegje.Ajo që ra në sy në grupin ateist ishte mungesa e kravatave, karakteristikë kjo e 40 vjecarit Tsipras, i cili gjithashtu është deklaruar ateist. Por nuk ka qenë vetëm kjo risi, pasi në betim kishte edhe mungesa, e cila është arguemtuar se disa ministra  ndodheshin larg Athinës. Githsesi, Greqia tashmë ka qeverinë e re dhe sfidat të mëdha përpara.Në skemë është një zëvendëskryeminister, 3 ministra shteti, 13 ministra, 20 ministra plotësues dhe 5 zëvendësministra. Në qeveri bëjnë pjesë gjithashtu gjashtë gra. Pesë prej anëtarëve të kabinetit u përkasin "Grekëve të Pavarur", aleatëve në qeveri, ku lideri i tyre Panos Kammenos ka marrë sipas marrëveshjes Ministrinë e Mbrojtjes.Kreytare e parlamentit pritet te zgjidhet Zoi Konstandopoulou, e cila do të jetë gruaja e dytë në krye të këtij institucioni në historinë e Greqisë. Ashtu siç ishte parashikuar, Ministër i Financave është emëruar radikali Janis Varufakis, duke paralajmëruar një betejë të hapur ndaj trojkës së kreditorëve, pasi do të jetë pikërisht profesori i ekonomisë që do të drejtojë bisedimet me Bashkimin Europian, Bankën Qendrore Europiane dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar.Varufakis do të ketë si zëvendës të tij sërish dy pedagogë universitetesh, Nantia Valavani dhe Kostas Mardas. Përveç ish-profesorit të Universitetit të Teksasit, Tsipras ka caktuar akademikun Jorgos Statakis si ministër të ri të Ekonomisë, Infrastrukturës dhe Turizmit. Statakis është pedagog i ekonomisë politike në Universitetin e Kretës.Takimi i parë i kabinetit do të mbahet të mërkurën, të paktën kështu ka konfirmuar zëdhënësi i qeverisë, Nikos Papas. Pas shpalljes së listës së ministrave, aksionet e bankave më të mëdha greke humbën mesatarisht 15 pikë, duke parë dhe emërimet në krye të bisedimeve për të negociuar borxhin. Vetëm në dy muajt e ardshëm, Greqia kësti për t'u paguar është rreth 4 miliardë euro.