Bomba e qeverise greke, Tsipras kundër BE për sanksionet e Rusisë

Aleksis Tsipras nuk ka pritur të kalojë 24 orë në detyrë për të lëshuar bombën e parë politike kundër Bashkimit Europian.  Duke hedhur poshtë deklaratën e Bashkimit Europian për Rusinë, qeveria e re e ekstremit te majte grek ka treguar hapur se përballë Bashkimit Europian dhe Rusisë, ajo zgjedh Kremlinin.Lufta e heshtur me BE, ka marrë zë zyrtar përmes një  komunikatë për mediat, ku thuhet  se deklarata e Bashkimit Europian u lëshua pa procedurën e duhur për të marrë miratimin e shteteve anëtare dhe vecanërisht pa pëlqimin e Greqisë. "Në këtë kontekst, theksojme se Greqia nuk miraton këtë deklaratë".Duke vijuar me tej, thuhet se kryeministri i ri, Aleksis Tsipras, ka shprehur pakënaqësinë në një bisedë telefonike me shefen e marrëdhënieve të jashtme të BE Federica Mogherini. Rezoluta e  BE-së për Rusinë, publikuar të martën, bën të ditur se liderët e 28 vendeve kanë rënë dakord se Rusia mban përgjegjësinë për sulmin me raketa ndaj qytetit Ukrainas  Mariupol, në të cilin 30 persona humben jeten.Rezoluta, hartuar nga kabineti i kreut te ri të Këshillit të Bashkimit Europian Donald Tusk,  gjithashtu u bën thirrje ministrave të Jashtëm për sanksione të reja ndaj Rusisë. Deklarata vjen pas informacioneve se Tsipras ka takuar ambasadorin rus në Greqi të hënën, vetëm disa orë pasi u emërua kryeminister.Diplomati i ka dorëzuar një telegram nga lideri rus, në të cilin Putin shpreh besimin se Greqia dhe Rusia do të vijojnë bashkëpunimin e tyre konstruktiv në të gjitha fushat. Por ky takim me ambasadorin rus dhe rrëzimi i rezultës europiane për Rusinë janë treguar jo vetëm i sipmatisë së Tsipras për Putin, por edhe i politikës së re greke.Ai vizitoi Moskën majin e kaluar për t'u takuar me deputetët rusë dhe bashkëpunëtorët e Putin.Ai shprehu mbështetje, në atë kohë, për  referendumin e Krime-së mbi pavarësinëEurodeputetët e tij kanë votuar edhe kundër aktit pothuajse apo me një rezolutë në Parlamentin Evropian.Lista përfshin ratifikimin nga PE të paktit BE-Ukrainë, kritika e masave të ashpra të Rusisë në Memorialin (një OJQ), dhe kritika e aneksimit të Krimesë.