Siri, vritet në luftë për xhihad 24 vjeçari, shqiptar i Maqedonisë

Një tjetër shqiptar i Maqedonisë është vrarë në luftë për xhihad në Siri. Mediat maqedonase duke iu cituar Tv Alfa raportojnë se bëhet fjalë për një 24 vjeçar, Sadik Xhemaili nga fshati Zdunje i Gostivarit.24 vjeçari Sadik Xhemaili ishte larguar në Siri në muajin shtator të vitit të kaluar përmes doganës së Qafë Thanës.