Peshkopi, rikthehen bora dhe ngricat, qarkullimi vetëm me zinxhirë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Janar 2015, 08:40
Peshkopi-Ulja e temperaturave në mënyrë të ndjeshme në veri-lindje të vendit ka bërë që Bulqiza të përfshihet nga reshje bore dhe ngrica.Në disa segmente rrugore në qarkun e Peshkopisë ka probleme nga prezenca e akujve në rrugë.Me vështirësi kalohet aksi Bulqizë-Krastë, por edhe pjesa e segmentit të rrugës në Qafë Buall që të çon drejt zonës D të minierës.Policia rrugore ka njoftuar të gjithë drejtuesit e automjeteve që nuk do të lejohen të qarkullojnë nëse nuk I kanë gomat të pajisur me zinxhirë. Gjithashtu nuk janë lejuar të qarkullojnë automjetet që transportojnë minatorët nëse nuk kanë zinxhirë. Pavarësisht rikthimit të reshjeve të borës, në qarkun e Dibrës nuk ka njoftime për komuna të bllokuara.