Vrasja e 2 vëllezërve në Hollandë, në Slloveni arrestohet i dyshuari i dytë
Një tjetër person është arrestuar si i dyshuar për vrasjen e 2 vëllezërve nga Elbasani më 15 janar 2015 në Hollandë. Mediat hollandeze, duke iu referuar policisë vendase shkruajnë se 24 vjeçari edhe ky shqiptar është arrestuar në Slloveni javën e kaluar.Hollanda i ka kërkuar Sllovenisë esktradimin e shqiptarit të dyshuar si i përfshirë në vrasjen ka kërkuar ekstradimin e shqiptaritNdërkohë sot kanë mbërritur në Elbasan trupat e pajetë të dy vëllezërve Tola të cilët u ekzekutuan në banesën e tyre në zonën e njohur si lagja e bullgarëve në Roterdam.Ka qenë vëllai i tyre që jetonte në Francë i cili ka tërhequr trupat e Florenc dhe Glevis Tolës, 25 dhe 29 vjeç.Funerali i dy vëllezërve do të zhvillohet sot në orën 14:00 në Elbasan, ndërsa policia hollandeze vazhdon hetimet për zbardhjen e krimit pas të cilit fshihen konflikte kriminale.Më 23 janar u arrestua shqiptari 26 vjeçar i cili u gjet i plagosur disa metra larg vendit të krimit.
/Oranews.tv/