Hyseni: Protesta ishte e paligjshme. Deklaratat e Jabllanoviçit s’kanë rëndësi
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Skënder Hysenin në një intervistë për televizionin e Kosovës KTV ka folur për demonstratat dhe dhunën që përfshiu një ditë më pare kryeqytetin e Kosovës.Hyseni konfrontimin e quajti shqetësues për dhunën ndërsa për këtë ai fajësoi demonstruesit e në të njëjtën kohë lavdëroi policinë duke e cilësuara atë profesioniste dhe shumë të aftë, përcjell Koha.net.Ai tha se protesta nuk kishte lejë nga policia dhe përkundër kësaj, tha Hyseni, policia deshi bashkëpunim me protestuesit, por sipas tij, ata nuk e deshën këtë bashkëpunim. Hyseni fajësoi edhe deputetë që morën pjesë ne protestat duke thënë se ata të paktën është dashur ta kishin kërkuar atë leje.Pamjen e sotme të Prishtinës Hyseni e krahasoi me pamje, siç tha, nga qytete të Lindjes së Mesme.Hyseni i quajti të tjera pretekstet dhe krejtësisht të ndryshme objektivat e demonstruesve.Duke folur për deklaratën e Aleksandar Jabllanoviçit rreth nënave të viktimave të Gjakovës, ministri i brendshëm Hyseni tha:“Është absolutisht e parëndësishme deklarata Jaballanoviqit. Është absurd reagimi në deklaratën e Jabllanoviqit në atë deklaratë. Kosova dhe shtetësia e saj nuk varen as nga Jabllanoviçi dhe as nga të tjerët që kundërshtojnë Kosovën dhe shtetësinë e saj”.