Fier, disa gjimnazistë mbajnë armë të ftohta në klasë
Sjelljet e dhunshme të adoleshentëve në shkolla, në jo pak raste kanë shënuar dhe të plagosur si rasti i para pak ditëve në një gjimnaz në Ballsh. Kjo grupmoshë në Fier pranon se shumë prej tyre mbajnë armë të ftohta me vete, ndërkohë që për psikologët, sjelljet agresive janë pasoja të edukimit familjar dhe ambientit ku rritet fëmija.Fier- Shumë adoleshentë shkojnë në shkollë me armë të ftohtë me vete, çka pranohet dhe nga vetë ata. Në Fier, edhe pse shkollat kanë dy punonjës sigurie dhe policia herë pas here është e pranishme, nxënësit e shkollës së mesme "Janaq Kilica" në Fier pranojnë sjelljen agresive të bashkëmoshatarëve në klasa dhe faktin që persona të caktuar mund të mbajnë armë të ftohta.Sipas psikologes së shkollave të mesme në Fier, Irma Barçi, ndikim në sjelljen agresive të adoleshentëve ka kryesisht familja dhe fryma edukuese e fëmijës.Sipas psikologes, komunikimi dhe shmagia e sjelljeve të dhunshme brenda familjes janë kyçe për edukimin e një fëmije.Vetëm pak ditë më parë në një prej shkollave të Ballshit, gjatë grindjes së dy adoleshentëve, mbeti i plagosur lehtë me armë të ftohtë, një prej tyre.