Sarandë, AKU gjobit disa subjekte, tregtonin produkte jashtë kritereve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Janar 2015, 08:20
Sarandë-Autoriteti Kombëtar i ushqimit ka gjobitur disa subjekte që tregtonin produkte shtazore jashtë kritereve, kryesisht pa vulë veterinare.Gjobat erdhën gjatë kontrolleve në pikat e tregtimit me shumicë e pakicë në qytetin e Sarandës, ndërsa është bërë edhe sekuestrimi i këtyre produkteve.Në Sarandë, ditët në vijim, aksioni i AKU-së do të përqendrohet tek data e skadencës e produkteve ushqimore të amballazhuara.