Marubi shfaq filmin "The Decent One", në Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit

Presidenti I Republikës Bujar Nishani, Ambasadorë të akredituar në Tiranë, anëtare të trupës diplomatike, politikanë e artistë janë bashkuar në ambjentet e Akademisë së Filmit dhe Multimedias "Marubi" ku është shfaqur filmi "The Decent One", në kuadër të aktiviteteve në Ditën Ndërkombëtare të Perkujtimit të Holokaustit.Regjisorja Vanessa Lapa, sjell para publikut filmin e ndërtuar si një biografi kushtuar komandantit të Gestapos, Henrich Himmler, përgjegjës për ekzekutimin e miliona hebrenjve.  Në një prej fjalimeve, ai pati thënë: "Arma më e fortë e politikës, është arma e terrorit."Ambasadori I Izraelit shprehet se është mirnjohës ndaj shqiptareve për aktivitetet e organizuara në këtë ditë."kjo ditë është zgjedhur nga kombe të ndryshme,  në mënyre që ne vende te ndryshme të botës të perkujtohet me aktivitete që kjo ngjarje të mos harrohet, dhe ketu ne shqiperi kam parë që në ketë ditë ka patur disa aktivitete, e për kete ju jam shume mirenjohes shqiptareve."Holokausti përkujtohet në çdo 27 janar, në ditën kur forcat sovjetike e çliruan kampin Aushvic-Birkenau në vitin 1945.