Tregtarët protestë tek Bashkia, kërkojnë të shesin tek ish-Uzina Dinamo

Tiranë- I janë rikthyer kërkesës për të vazhduar të tregtojnë produktet e tyre tek ish-Uzina Dinamo në Tiranë, rreth 50 tregtarë te cilët janë kundër zhvendosjes në vendndodhjen e re e cila tashmë është në Kamëz.Sipas tregtarëve kjo është hera e tretë që ata dorëzojnë kërkesë në Bashkinë e Tiranës, por duke qënë se s’kanë marrë asnjë përgjigje ata vazhdojnë të tregojnë produktet e tyre jashtë ambienteve të tregut tek ish-Uzina Dinamo.