Ekonomia në 2015, parashikimet “bardh dhe zi” të Bodes dhe Bushatit

Parashikimet për ekonominë përgjatë 2015 kanë ndezur debatet në studion e emisionit “Ekopolitikë” të gazetares Aurora Sulçe.Të ndarë në qëndrimet e tyre, përfaqësues të mazhorancës dhe opozitës në panelin e të ftuarve, kanë analizuar treguesit e ekonomisë dhe atë çfarë pritet të performojë përgjatë këtij viti.Ish-Ministri i Financave, Ridvan Bode, është pesimist. Sipas tij ekonomia është në rënie dhe ndrydhje të vazhdueshme. Parashikimet pozitive të FMN, Bode i sheh larg realitetit, teksa nguron të hedhë një shifër sesa do të jetë rritja ekonomike.Ridvan Bode:“Institucionet ndërkombëtare partnere me qeverinë shqiptare përpiqen të mbajnë një frymë optimizmi dhe është e domosdoshme që në ekonomi të ketë dhe një frymë optimizmi, por duke ruajtur realizmin. Mbase është një leksion për qeverinë e cila prej një viti e gjysëm filloi një sulm të papreçedent ndaj ekonomisë së vendit, biznesit dhe financave të shtetit. Por unë mendoj se është tepër vonë. Situata ekonomike në vendin tonë sigurisht që është ndër më të rëndat, është në rënie të pandërprerë. Edhe përgjatë 2014 vazhdoi në të njëjtin trend rënie, duke ndrydhur më tej ekonominë krahasuar qoftë edhe me 2013. Dhe jam i bindur se edhe 2015 do të ketë të njëjtën vështirësi dhe trend. Do shpresoja që të paktën fundin e nivelit të zhvillimit të ekonomisë të arrihej në fundin e gjashtë mujorit të parë por gjasat janë që gjithë 2015 do të jetë në kërkim të fundit të nivelit më minimal të rënies së ekonomisë në pritje për të tentuar më tej një rritje ekonomike. Janë të gjithë treguesit që e dëshmojnë një gjë të tillë, shifrat e qeverisë që publikojnë edhe pse deklaruan një rritje ekonomike 3.3% tremujorin e tretë krahasuar me atë të vitit të kaluar që e deklaruan 3.5% në rënie. Nëse i referohemi të njëjtit trend të këtij modeli të dhëmbëve të sharrës që po ecën ekonomia shqiptare ende nuk ka arritur nivelin e fundit të 2012.Të njëjtin qëndrim Bode ndan edhe rreth parashikimeve të BB dhe BERZH, që siç thotë ai para se të kthehet në lojë kungulleshkash, duhen pritur përllogaritjet përfundimtare.Ridvan Bode: “Sesa të bëhet lojë kungulleshkash jam i bindur që përllogaritjet përfundimtare, atëherë kur të maturohen nga fundi i tremujorit të parë të këtij viti ose 5 mujorin e këtij viti do të kemi një panoramë rreth zhvillimeve të 2014. Nëse për 2013 u deklarua një rritje prej 1.4% nga 0.4% që pretendonte qeveria mendoj që përsëri do të arrihet nga përllogaritjet e zhvillimeve të ekonomisë drejt një treguesi që të jetë sa më afër realitetit. Unë s’mund të bëj Kasandrën por të gjithë treguesit janë negativë. Për 2014 investimet e huaja nuk kanë mundur të japin asnjë impakt pozitiv në ekonomi, ndodh për herë të parë. Edhe bilanci tregtar dekarohet i përkeqësuar, rritja e importit është për mallra konsumi. Edhe eksportet kanë shënuar rënie. Ekonomia vijon të ndrydhet dhe mundësitë për të reaguar janë të pakta sepse janë një sërë faktorësh që lidhen me qeverisjen. Por kjo edhe në kuadrin e konjukturës glogale dhe rajonale”.Krejt këndvështrim të kundërt ka deputeti socialist, Ervin Bushati. Në gjykimin e tij investimi i qeverisë përgjatë gjithë 2014 në reforma të rëndësishme ka nisur të japë frytet e veta. Përgjatë 2015 ai sheh një ritëm rritje dhe një vibrim të ekonomisë më të mirë sesa viti që lamë pas.Ervin Bushati: “Shpesh herë ndryshimet janë për mire, por duan më shumë kohë. Kryefjala e kësaj qeverie për 2014 ishte reforma. Qeveria ka investuar besimin e qytetarëve në reforma që e kanë dhënë efektin e tyre dhe aq më shumë pritet në 2015. Reforma në energji ishte shumë e rëndësishme, ishte një hemoragji e madhe që nuk mund ta mbante më buxheti i shtetit. Nëse flasim për humbje të tilla si mbi 100 milion euro në vit nuk mund të ekzistonte më si sektor dhe mund të tërhiqte pas vetes ndoshta dhe qeverinë. E dyta është reforma e pensioneve shumë e mirëpritur, reforma në arsimin e lartë, reforma territoriale. Të gjitha këto ndërhyrje janë bërë në kohën e duhur sepse reformat janë ato detyra të pashmangshme që na vendos përpara ekonomia, por që shpesh herë klasa politike duke mos pasur një mandat politik për të ndërmarrë vendime të tilla nuk i realizon dot. Qytetarët janë pro reformave të ndërmarra. 2015 e mendoj me një ritëm rritje dhe me një vibrim të ekonomisë më të mirë sesa viti që lamë pas”.Por ato që qeveria i konsideron reforma, për Boden janë masa të detyruara nga FMN në këmbim të mbështetjes buxhetore.Këtu ai iu referua edhe raportit vjetor për Indeksin e Lirisë Ekonomike në botë të publikuar sot.Ridvan Bode: “Po të flasim për reformat e qeverisë janë zero. Përkundrazi janë shkatërrim i disa konjukturave të vendosura më përpara të vendosura përmes reformave. Dhe që janë zero dhe janë nevative e thotë Indeksi i Lirive Ekonomike që u publikua sot. Këtu duken reformat. Qeveria ka marrë masa të detyruara nga FMN për të marrë atë mbështetje buxhetore 330 milion dollarë, sa ishte parashikuar për këtë vit, pra e detyruan qeverinë të marrë masa. Dhe masat e qeverisë jaë antireformë, kundër zhvillimit të ekonomisë. Tre masa ka marrë qeveria, rritja e taksave, masa për pensionet, energjinë. Masat për energjinë duheshin, niveli i administrimit të kësaj kompanie ka qenë problematik dhe vazhdon të jetë edhe më problematik.Për të kapërcyer këtë hendek gjejnë instrumentin për të rritur çmimin e energjisë. Çmimi është rritur me 20% apo 25 sa themi ne opozita dhe vjedhjet vazhdojnë të jenë 38%. Mjafton të pakësojmë gjysmën e këtyre që njerëzit të mos paguajnë më shumë. E gjithë kjo ishte një masë për të ulur defiçitin që ka skema e energjisë. Nëse flasim për buxhetin dhe taksat nuk ka reformë. U rritën taksat 500 milion dollarë në dy vite, 90% për qytetarët dhe 10% për biznesin. Qeveria ka rritur shpenzimet publike 1 milion dollarë, por investimet janë më pak, skemat e mbështetjes janë në rënie”.E nëse liria ekonomike në vendin tonë ka pësuar rënie në krahasim me një vit më pare sipas raportit të Fondacionit Heritage, Bushati thotë se nuk e njeh, pasi është një fondacion i vetëdeklaruar si mbrojtës i politikave të djathta. Batutat nuk i kurseu lidhur me qëndrimin në detyrë si Ministër të zotit. Bode.Ervin Bushati: “ Me gjithë respektin për eksperiencën e shkuar të ish-Ministrit të Financave që në kombinim mund të jetë ndoshta për 12 vjet Ministër Financash, gjysmën e tranzicionit. Nuk mendoj se ka pasur as në kohën e Enverit Ministër që ka qëndruar më gjatë si Ministër i Financave, nuk mendoj që janë kaq errët dhe ka kaq nevojë për frymë nihilizmi. Nëse ka qenë 8 vjet në pushtet nuk mendoj që në një vit PS të arrinte t’ia zhbënte ato arritje se i bie që keni bërë një punë jo të vlefshme. Studimi i Fondacionit Heritage është një fondacion i djathtë liberal në Amerikë, e pranon vetë, mbron politikat e djathta, është i partisë Republikane dhe ashtu e shikon në vizionin e saj. Ndërkohë që ne jemi në vendin e 63 ai e shikon në vendin e 73 Francën psh dhe Italinë në vendin e 80. Është gjykimi i tij. Nuk e marr për bazë. Unë studim quaj një të BB dhe FMN, pastaj sa fondacione ka të djathta dhe të majta .. Në këndvështrimin e tyre kjo është për liritë e djathta. E dyta nuk u fol për reformë fiskale nga FMN por konsolidim fiskal. Kjo ishte një nevojë që i duhej Shqipërisë pas një shthurje të financave publike sidomos në vitin e fundit të 8 viteve të qeverisjes së zotërinjve. Në fund të vitit 2013 të ardhurat nga buxheti në raport me xhidipinë kanë qenë 24.1%, më keq kanë qenë vetëm në ’97”.