Protestat e dhunshme në Kosovë, MPJ: Politika të vetëpërmbahet

Ministria e Punëve të Jashtme ka reaguar lidhur me situtaë e krijuar në Kosovë pas protestave të dhunshme që shoqëruan gjatë ditës së sotme Prishtinën.Përmes një deklarate për mediat, MPJ u bën thirrje partive politike që të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të distancohen nga dhuna.Deklarata e plotëMinistria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë ndjek me vëmendje zhvillimet aktuale në Kosovë dhe shpreh shqetësimin e saj për rastet e dhunës në rrugët e Prishtinës.MPJ u bën thirrje udhëheqësve politikë të Kosovës që të tregojnë vetë-përmbajtje dhe të distancohen nga aktet e dhunës, të cilat nuk i shërbejnë stabilitetit të vendit. Qetësia dhe rivendosja e rendit janë të një rëndësie parësore për t’i hapur rrugë zgjidhjes së problemeve dhe i shërben stabilitetit demokratik të Kosovës.MPJ fton forcat politike në Kosovë që të shfrytëzojnë institucionet dhe dialogun me qeverinë e sapo krijuar, si mundësi të vetme për qetësimin e situatës, dhe të përdorin të gjitha energjitë në adresimin e sfidave euro-atlantike të vendit.