Ish-studentët e Privatit kundër tarifave të larta të Universitetit Publik
Studentët që janë transferuar në Universitetet Publike pas mbylljes së Unversiteteve Private kanë protestuar përpara Kuvendit. Ata kanë kërkuar tarifa të njëjta me studentët e publikut.Studentët kanë filluar të mbledhin firmat e deputetëve për ta ankimuar këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese, ndërkohë që opozita u ka dhënë mbështetje.Tiranë- Opozita i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së studentëve për të ngritur padi në gjykatën Kushtetuese.Deputeti, Luçiano Boçi, ishte deputeti i parë që firmosi këtë peticion me të cilin studentët kërkojnë barazi të tarifave në Universitete.Deputeti demokrat i kërkoi studentëve që vijojnë protestën deri në plotësimin e kërkesave të tyre.Adriatik Lataj, avokati i studentëve i bëri thirrje Kryeministrit të shoh kërkesat e tyre ose në të kundërt do të vijojnë betejën ligjore.