Pallati te “Zyber Halluli”, Shërbimi Social Shtetëror akuza Bashkisë

Në një linjë me Drejtoreshën e shtëpisë së fëmijës “Zyber Halllulli" në Tiranë ka qenë edhe Drejtoresha e Shërbimit Social Shtetëror, Etleva Bisha, e cila ka denoncuar ndërtimin e pallatit 11 katësh, që sipas saj cënon sigurinë e fëmijëve të institucionit."Denoncojmë lejen e ndërtimit të dhënë nga Bashkia e Tiranës për ndërtimin e një pallati 11 katësh ngjitur me goditën e shtëpisë së fëmijës “Zyber Hallulli”, i cili është institucioni i vetëm kombëtar që ofron shërbime për fëmijët jetimë dhe në nevojë.Ndërtimi i këtij pallati kërcënon sigurinë dhe mirëqenien e këtyre fëmijëve. Bashkia e Tiranës kishte 4 vjet kohë për të bërë diçka për fëmijët. U ka premtuar këtyre fëmijëve edhe për Vitin e Ri, sa herë ka dashur të dalë në fotografi me ta, por nuk i ka mbajtur premtimet, ka gënjyer.Të mos mbash premtimet është diçka, por të ndërtosh në të vetmin shesh publik që ndodhet në këtë bllok një përbindësh prej betoni, është një fyerje edhe për inteligjencën e një fëmije."Reagimi i Drejtoreshës së Shërbimit Social Shtetëror vjen pas atij të INUK dhe këshilltarit të Kryeministrit për territorin Artan Shkreli disa ditë më pare.