Administrimi i spitaleve, Rama paralajmëron: Do t’ua lëmë në dorë mjekëve

Tiranë- E ardhmja e spitaleve do të jenë drej autonomisë, ku administrimi nuk do të jetë më i vetëm në duart e qeverisë, por tek mjekët.Kjo do të thotë se shefat e shërbimeve, mjekët, kanë të drejtë të bëjnë kërkesat e tyre në varësi në nevojave që kanë pavionet dhe më pas të administrojnë paratë e dhëna për ta.Kryeministri, Edi Rama, i kthyer për të tretën herë në ambjentet e QSUT-së brenda 1 jave foli për autonominë, pasi ka parë nga afër rikonstruksionet e bëra në neurologji.“Kalimi i fateve të administrimit të spitaleve nga duart e ministrisë dhe të qeverisë në duart e trupës që është në frontin e betejës me sëmundjen dhe që jo vetëm duhet të zbatojë, por duhet të projektojë dhe të ketë në dorën e vet, mundësinë që projektet e veta t’i financojë me vendimmarrjen e vet autonome.”Në këtë shërbim u inagurua telekmjekësia për konsultimet e mjekëve të neurologjisë nga Tirana në rrethe, po ashtu edhe ambjentet e reja për trajtimin e pacientëve. Duke parë nga afër invetimin, Rama tha se ky është modeli i spitaleve dhe më tej nuk hezitoi të bënte dhe batuta.“Ky është një model i prekshëm për atë që ne mund dhe do të bëjmë për shërbimin tonë spitalor, duke e nisur nga kjo qendër spitalore universitare ku pa as më të voglin ndryshim, çdo strukturë do të jetë si kjo strukturë. T’ju sjellim ndonjë top blu se paskeni dominancë këto të rilindjes dhe aleancës”.Por Partia Demokratike ka ironizuar këtë inagurim të Kryeministrit duke thënë se po shihen investime të bëra në kohën kur e djathta qeveriste.“Ka inaguruar pikërisht paisjet që ne i kemi vënë që në 2011 dhe rikonstruksioni ka nisur në 2012. Dhe flasim pikërisht për neurokirurgjinë, standardet europiane që Kryeministri nuk dënjoi ta çonte mamanë aty, por për të njëjtin problem, e përgëzoj Kryeministrin për standardet europiane që e çoi mamanë tek një spital privat” deklaroi Albana Vokshi në Komisionin e Shëndetësisë.Ndërsa ish-Ministri i Shëndetësisë, Halim Kosova tha se vetëm për këto ndërhyrje të inaguruara tani është firmosur një faturë prej 300 milionë lekësh.“Tha që inaguroi sot një spital ku ishte lënë në harresë. Unë në përgjegjësinë time deklaroj që pavarësisht kohës së paktë që kisha kam firmos 300 milion lekë që punimet të ishin bashkëkohore dhe të mbaronin ashtu siç duhej për këtë spital. Dhe të gjitha dokumentet e nevojshme për këtë janë të dukshme” .