Plotësimi i KQZ, shumica miraton te Ligjet tre emrat e saj

Opozita ka refuzuar tre emrat e të majtës për Komision Qendror të Zgjedhjeve, duke mos i votuar në Komisionin e Ligjeve.Demokratët i kërkuan mazhorancës që në vendet bosh që i takojnë për ti plotësuar të zgjedhë tre emra të tjerë, pasi këta nuk plotësojnë kriteret ligjore.Halimi: “ Nuk kemi besim tek Denari si arbitër, ishte ai që iu nënshtrua urdhërit politik, shkeli betimin e bërë para parlamentit, Kushtetutës dhe tha se unë jam ushtar i opozitës së asaj kohe, forcës politike. Edhe tek zonja tjetër nuk kemi besim, ka ardhur dhe ka gënjyer. Ka shkuar në gjykatën Kushtetuese si përfaqësuese e qeverisë dhe thoshte se Kryeministri ndryshon Kushtetutën me akte normative”.Por mazhoranca në Komision, nuk e mori parasysh kundërshtimin e demokratëve, e madje sulmoi drejtpërdrejt ish-kryetarin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Arben Ristanin.Subashi: “Po të ecni me logjikën që këta po mundohen të përdorin sot, ndoshta para zgjedhjeve të 2013 ne nuk duhet të kishim dhënë pëlqimin për ata që propozoi PD për të vazhduar punën në atë Komision. Sepse ishin pikërisht ata që vodhën zgjedhjet e 2009, ishin ata që vodhën zgjedhjet e 2011 bashkë me kolegun tim që foli këtu, zotin. Ristani” .Ndonëse nuk i kanë prekur shumicën opozitës në Komision, kishte deputetë të mazhorancës që këtë e cilësuan jo të udhës, duke kërkuar që në një moment të dytë kjo të rishikohet.Braho: “ Unë nuk jam dakord me këtë përbërje të KQZ. KQZ me këtë formatim 4 me 3 për opozitën është e gabuar. Ne duhet ta rregullojmë në të ardhmen me qëllim që të zbatohet drejt ligji”.Klosi: “ Shkojmë me një mazhorancë jo tonën në KQZ sepse kem i bindjen e thellë se fitorja e zgjedhjeve nuk arrihet nga anëtarët e KQZ, ashti siç është arritur vitet e kaluara”.Për të shprehur qëndrimin kundër edhe me vepra, deputetet e opozitës u larguan nga mbledhja pak para votimit.Denar Biba, Edlira Jorgaqi dhe Gëzim Veleshnja, të zgjedhur nga mazhoranca për Komsionin Qëndror të Zgjedhjeve do ti kalojnë të enjten Parlamentit për miratim.