Berisha në qendrën e të dhënave qeveritare: Do vrapojmë drejt botës virtuale

Kryeministri Berisha ka inaguruar sot qendrën e të dhënave qeveritare, një investim prej rreth tre milion dollarë i qeverisë shqiptare në kuadër të projektit “Shqipëria Dixhitale”.Në fjalën e tij, kryeministri Berisha theksoi se inagurimi i kësaj qendre është një ngjarje kyçe dhe një arritje shumë e madhe për vendin."Ne inagurojmë sot qendrën e të dhënave të standarteve më të avancuara që ekziston.  Prej shumë dekadash kam qënë dhe mbetem i bindur se bota virtuala është leva e Arkimedit për të ndryshuar botën reale. Në këtë kontekst vjen dhe frymëzimi ynë për Shqipërinë dixhitale” the Berisha.Kryeministri shtoi më tej se Shqipëria në drejtim të botës virtuale ka bërë gjëra që kanë qenë dhe janë jashtë imagjinatës.“Shqipëria ka bërë këto vite hapa të jashtëzakonshëm. Kemi rritjet më të larta në botë. Tirana këtë vit u klasifikua në 20 qytetet smart të planetit. Të gjitha këto kanë qenë dhe janë jashtë imagjinatës, sepse imagjinata në botën virtuale ka dimensione shumë më të mëdha” tha kryeministri.Sipas kryeministrit “Shqipëria mobile” do të jetë projekti tjetër që do të ndërmarrë qeveria shqiptare ku çdo shqiptar do të marrë informacionet e rëndësishme përmes celularit."Do bëjmë gjithçka që qytetarët shqiptarë nga telefoni i tyre celularë të marrin të gjitha të dhënat dhe shërbimet e këtij shteti. Ky është objektivi. Dhe shumë shpejt ju do të jeni dëshmitarë të akteve të mëdha në këtë drejtim. Ne do të vrapojmë drejt botës virtuale, drej horizonteve të saj, në interesin më të mirë të qytetarëve shqiptarë dhe të ekonomisë pasi është faktuar që teknologjia e informacionit përbën një mekanizëm të sigurtë, të qëndrueshëm dhe shumë të rëndësishëm për ekonominë e të gjitha vendeve" shtoi Berisha.Ky investim, i pari i këtij lloji në administratën publike, do të shërbejë si pikakryesore e infrastrukturës së Teknologjisë së Informacionit të institucioneve të administratës publike, ku do të instalohen pajisjet dhe sistemet më të avancuaratë shërbimeve elektronike qeveritare për bizneset dhe qytetarët. Qendra e të dhënave qeveritare ka një sipërfaqe prej 672 m², dhe përfshin 11 ambiente për infrastrukturën teknike, monitorimin dhe sigurimin e shërbimeve elektronike.Aktualisht në këtë qendër të dhënash janë në funksionim mbi 12sherbime të përqendruara qeveritare për rreth 60 institucione të administratës publike që përfshijnë Kryeministrinë, Ministritë dhe institucionet e tyre të linjës.Për monitorimin e këtyre shërbimeve dhe të rrjetit qeveritar janëngritur 9 sisteme për të menaxhuar dhe monitoruar në kohë reale të gjithë problematikën e kësaj infrastrukture teknologjike dhe moderne.Të gjitha shërbimet elektronike, ofrohen nga Qendra e të dhënave qeveritare nëpërmjet rrjetit qeveritar prej 150 Kilometër fibër optike të shtruar në qytetin e Tiranës.Ky është një ambient, i cili me anë të një infrastrukture të plotë dhe logjistike do të “mikpriste” të gjitha sistemet qeveritare duke i ofruar garantimin e shërbimit 24 orë në ditë, 7 ditë të javës. Qendrën e të dhënave qeveritare është një investim i qeverisë shqiptare prej rreth 3 Milion USD.